Home KRYESORE Nëse je në gjumë…!

Nëse je në gjumë…!

Nga Perparim Kabo

Nëse je në gjumë ti puth
ëndrrat
Nëse gjumi nuk të zë
po e puth unë ajrin qe
endrrat të vijnë
Kodet e natës janë të çuditshme
ashtu si misteret
mbetur përqafuar
Shpatullat e kohes janë të lodhura
gishtat e luleve të bores
mbeten mbi to
Shtrënguar si nje ujëvare qe bie
pa u ndalur
zbrazjet rimbushen
me kujtime
Thyhen në kristale dëshirat e
vonuara
udheve pa ndriçim hëne
Hapat kërkojnë e gjejnë shtigje që
bekohen nga hapat
Do doja t’a merrja një ditë hënën
Në vend të saj në qiell të lija
gjoksin tim
Ne kraharor argjendi saj të puthte
rrahjet e zëmrës
qetsisht të më vinte në gjumë
për të më ngrohur punishten e ëndrrave
Nëse je në gjumë më lërë të puth
ëndrrat e tua
PK 21/12/2015

Share: