Home KRYESORE Nika: Hetuesit e diktaturës kane fëmije me te dënuarat e komunizmit!

Nika: Hetuesit e diktaturës kane fëmije me te dënuarat e komunizmit!

Znj. Nevila Nika, ish-drejtoresh e Arkivit Qëndror të Shtetit ka treguar në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, tregon se gjithçka është e regjistruara dhe e arkivuar në arkiva. Lidhur me debatin e madh të përdhunimeve nga hetuesit e asaj kohe, Nika shkon më tej; jo vetëm që i aprovon këto si fakte  te ndodhura, por thotë se këto viktima kanë edhe fëmijë të hetuesve.

“Unë kam pasur fatin të bisedoj gjatë me drita Kosturin, një nga heroinat e lufës, fati i saj qe super tragjik. Në Shkodër, kur atë e arrestuan, ku gratë dhe burrat i mbajtën në një qeli, u bënë dëshmitarë të një ngjarje të tmerrshme. Drita Kosturi më tregonte se një vajzë të re 16-17 vjeçare e morën në hetuesi kur ishin në këtë qeli të përbashkët, e thirrën këtë te htuesi dhe ajo më vonë u kthye në qeli me fustan të grisur krejt dhe e gjakosur. Vajza dridhej prej tmerrit, i dridhej buza e qante dhe njëri nga të burgosurit nga keqardhja hoqi menjëherë bluzën e pizhameve të tij që ajo të mbështillej me të. Janë denoncuar fakte të vajzave ose grave që detyroheshin të shkonin me hetuesin. Madje, që kanë pasur edhe ndonjë fëmijë me ta. Ka pasur shumë denoncime të kësaj natyre” – tregon ish-drejtoresha e Arkivit Qëndror të Shtetit.

Intervista e plote e znj. Nika mund ta lexoni duke klikuar ketu

Share: