Home KRYESORE Nisma Thurje letër te hapur deputeteve dhe ministrave për familjet ne nevoje!

Nisma Thurje letër te hapur deputeteve dhe ministrave për familjet ne nevoje!

I/E nderuar Deputet/e

Nisur nga ngjarja e rradhes, ku një prind, baba i tre fëmijëve, vrau veten, për shkak të paaftësisë për t’iu lidhur fëmijëve të tij energjinë elektrike, kërkojmë të ktheni vemendjen nga dramat dhe tragjeditë që po përjetojme ne – zgjedhesit tuaj .

Keto kohe tragjeditë numerohen me dhjetra, dramat me mijëra dhe ushqehen nga varfëria ekstreme qe ka pllakosur nje segment ne rritje te frikshme te popullit te thjeshte.

Varfëria është forma më e keqe e dhunës. Dhe dhuna e varfërise nuk qëndron thjesht tek mospasja e mjeteve materiale të nevojshme për të siguruar mbijetesen. Dhuna është sikleti qe ndjen çdo ditë të jetës tënde, që kur zgjohesh në mëngjes e derisa bie te flesh në darke, kur ti, si prind, nuk arrin dot të përmbushësh detyrën tënde primare: të sigurosh minimumin jetik për mbijetesën e fëmijeve të tu.

Është pikërisht kjo dhunë që i shtyn njerëzit drejt të humburit të dëshires për të jetuar.

Imagjinoni një ditë të jetës së atij prindit që vrau veten. Vishni për një moment rrobat e tij dhe mundohuni te ndiheni si ai i shkreti.

Qe ne mengjes gruaja e sëmurë, nëna plakë e sëmurë dhe tre fëmijët te shikojne ne kokerr te syrit, te kerkojne ne locke te zemres, te çjerrin ne lekuren qe ngrin nga I ftohti, te rendojne ne barkun e zhurmshem bosh. Duan buke, dhe mundesisht ilace!

Ti del nga shtëpia për të gjetur diçka: Punë, bukë, ndonjë të ardhur sado minimale që t’ua çosh fëmijëve në shtëpi. Diçka per te ngrene. Dicka te qe te te shkule ”“ qofte dhe per disa momente ”“ ate kafshe qe ke ne lukth e qe po te merr ymrin. Ate kafshe qe te shtyn cdo moment te heqesh spinen..

Drama vazhdon përditë. Derisa kthehet në tragjedi. Dhe dorëzohesh atë ditë kur e kupton që problemi yt, është vetëm i yti. Askush ne Shqiperi nuk do t’ia dijë për ty dhe per gruan, nenen, dhe femijet e tu. As personat qe erdhen dy vjet me pare ne lagjen tende dhe te premtuan pune, dhe nje jete me te mire.

Varfëria më e madhe nuk qëndron tek të mos pasurit asgjë për të ngrënë, por tek të qënurit i harruar nga gjithë të tjeret, ka thënë nëna e gjithë të varfërve Tereze.

Është rezultat i yni; i mënyres sesi ne kemi zgjedhur të organizojmë shoqerinë tonë.

Varfëria mund të jetë një çështje shumë e komplikuar për t’u kuptuar, por të duash të ushqesh tre femijë, nuk është aspak e tillë.

Ne, si Nisma Thurje, jemi nje grupim qytetar, intelektual, që kërkojmë që ju të merrni në konsideratë hedhjen e hapit të parë në këtë drejtim.

Propozimi yne konsiston në ndërmarrjen e një iniciative ligjore nga ana Juaj, e cila do të mundësonte që për të gjithë familjet në nevoje, të cilat jetojnë në varfëri ekstreme, në ose pranë minimumit jetik, të akordohet një sasi energjie elektrike falas.

Nisur nga përllogaritjet e bëra, për nevojat bazike të një familjeje, nevojiten minimalisht 5 KW në ditë gjatë stinës së ftohtë dhe 3 KW gjatë muajve të ngrohtë. Ose rreth 150 KW në muaj gjatë dimrit dhe 90 KW gjatë beharit. Në nevoja bazike përfshihen;

Ndriçim ”“ 500 W në ditë.

Ngrohje ”“ 2 KW në ditë

Gatim dhe të tjera- 2.5 KW në ditë

Ne propozojmë që familjet në nevojë që jetojnë pranë, ose në minimum jetik të ardhurash për fryme, ta përfitojnë falas këtë fashë energjie, prej 90 KW nga Maji ne Tetor dhe150 KW në muaj nga Nëntori në Prill.

Duke marrë parasysh që nga iniciativat e mëparshme qeveritare, shifra e të ashtuquajturave, Familje në Nevoje, ishin diku tek rreth 203.000 familje, atehere fatura financiare e kësaj iniciative ligjore do të jetë përafërsisht 2.8 miliardë lekë në vit. Ose rreth 22.5 milionë USD, me kursin 1$=125ALL.

Burimet e financimit për mbështetjen e kësaj iniciative mund të jenë ose Buxheti i Shtetit, ose një program financiar ndihme i OSHEE.

Buxheti i Shtetit, për vitin 2016, nisur dhe nga parashikimet e bëra në projekt-ligjin që Ju po miratoni këto ditë në parlament, besojmë se ka hapësire për të ndërhyrë e për të mbështetur një iniciative të tillë. Duke pasur parasysh faktin që bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve publike, këtë vit parashikohet me një sufiçit primar, ne kemi idenë e sakrifikimit të një pjesë të këtij sufiçiti primar, për të financuar një iniciativë të tillë.

Përveç asaj, duke qënë se impakti i kësaj iniciative në buxhet është relativisht i vogël (afersisht 8% e defiçitit të programuar), ne mendojmë që për një kauzë të tillë, me një impakt kaq të lartë në shoqëri, ia vlen të rritet pak defiçiti, afërsisht 0.18 pikë përqindje të GDP, por gjithsesi duke vazhduar dhe e mbajtur atë në rekorde minimale prej vetëm 2.38%.

Dhe e mendojmë kështu, sepse logjika komunitare tek gjithësecili prej nesh, ngre pyetjen e thjeshtë:

A ka ndonjë vlerë mbajtja e defiçitit buxhetor në parametra të tillë, kaq të ulët, kur aty jashtë njerëzit po vrasin veten, pasi nuk kanë mjetet minimale për të mbijetuar?

Varianti i dytë është një program ndihme i financuar nga OSHEE. Duke qënë se nga rezultatet e fundit, treguesit financiarë të kompanisë janë rritur ndjeshëm, atëherë ne besojmë se një destinacion i shume nevojitur i një pjese të tepricës së të ardhurave të kompanisë, do të ishte financimi i një programi, ku energjia elektrike për familjet në nevojë, të cilat gjenden pranë ose në limitin e minimumit jetik, të jepej falas.

Duke qënë se OSHEE është kompani publike, që, si çdo ent publik, në fund ka për mision bërjen më të mirë të jetës së qytetarëve të këtij vendi, ne besojmë që përdorimi i një pjese relativisht të vogël të të ardhurave të saj (më pak se 5% e arkëtimeve të saj aktuale) për dhënien jetë të njerëzve që e kanë humbur atë, do të ishte një shërbim publik i shumë vlerësuar dhe unanimisht i mbështetur nga gjithë shoqëria shqiptare a.k.a bordi i aksionerëve të asaj shoqërie.

Këto ishin propozimet tona. Jemi munduar që ato të jenë sa më racionale dhe që ruajne të pa prekur mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin financiar të institucioneve të shtetit.

Ne Ju bëjmë thirrje fort që ato të gjejnë përkrahje dhe materializim nga ana Juaj.

Pasi ajo që po ju falim këtyre familjeve nuk janë thjesht ato KW energji, ajo që po iu japim në fakt është shpresea. Shpresë që këtu njerëzit mendojnë për njerëzit dhe askush në Shqipëri nuk është aq i varfër sa të jetë i vetëm.

Shpresë që politika dhe parlamenti në këtë vend, pas kaq e kaq vjetesh, më në fund do të dijë të dëgjojë zërin e arsyes shoqërore dhe të ngrihet mbi lyrën qe ka mbytur emrin e asaj salle, tash e 25 vjet.

Për të gjitha më lart, ne mbetemi shpresëplotë në arsyetimin dhe pranimin e këtyre propozimeve nga ana Juaj.

Se bashku mund te shpetojme shume jete me 150 kwh.

Me respekt,

Nisma Thurje

(Komento, pelqeje, shperndaje, bej dicka per kete ceshtje)

Like

Share: