Home KRYESORE Një Shqipëri 7 milionëshe e prosperuar dhe sovrane…?

Një Shqipëri 7 milionëshe e prosperuar dhe sovrane…?

Nga Tritan Kalo

ALBIN = Aksion për Liri, Bashkim e Integritet, si dhe Ndërgjegjësim për misionin e shenjtë atdhetar.

Ka ardhur më së fundmi dita që politikanët shqipfolës të heqin dorë një herë e mirë, nga retorikat boshe për bashkim e të gjithë Shqiptarëve në Bashkimin Europian. Shqiptarët duhet sa më parë të venë në jetë detyrën e lënë përgjysëm të mëvetësimit të tyre në përputhje me Aktin e Pavarësisë së 28.11.1912, për shkak të ndërhyjrjeve brutale të fuqive të kohës, të cilat me anë të Traktatit famëkeq të firmosur në Konferencën e Londrës së 1913, i shkëputën Shqipërisë së porsa mëvetësuar nga sundimi i gjatë i mënxyrës osmane, më shumë se gjysmën e teritoreve të saja duke lënë jashtë kufijve zyrtarë edhe më shumë se gjysmën e popullatës së kohës të shpërndarë në 4 shtete: Mali i Zi, Sërbi, Maqedoni e Greqi.

Një Shqipëri 7 milionëshe e prosperuar dhe sovrane, paqësisht do të kontribuojë më cilësisht në zhvillimin e Ballkanit krahas 7 milionë Grekërve, 7 milionë Bullgarëve, 7 milionë Sërbëve e miliona Kroatëve, Boshnjakëve, Sllovenëve e Rumunëve. Të coptuar në teritore, popullsi e politikë, në asnjë kohë dhe në asnjë mënyrë nuk do të mundemi të bëhemi një forcë e besueshme në arenën e zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare. BASHKIMI bën fuqinë, sjell zhvillim, sjell largim e të inkriminuarve nga politika dhe mbi të gjitha sjell besimin në ardhmërinë tonë si Komb !!!

Share: