Lulzim Basha i pyetur nga gazetaret thotë se kambanat bien për qytetarët shqiptarë, për një bashkim të madh të enjten me datë 17 para Kuvendit të Shqipërisë ku banda kriminale në pushtet që mbylli me ligj hetimin e vjedhjes më të madhe, vjedhjes së shekullit prej 600 milionë euro. Dëshiron të rikuperojë para duke vendosur taksa të reja, me taksa më të larta për vitin 2016. Në Kuvendin e Shqipërisë të enjten dentistët, avokatët, llogaritarët, të vetëpunësuarit, biznesi i vogël, i mesëm apo i madh do të duhet që sipas llogarisë së kusarisë që e çuan veten në qeveri të fusin duart më thellë në xhepat e tyre paguar hajninë e tyre gjatë vitit që po mbyllim vitin 2015 dhe vitin e ardhshëm. Kuvendin e Shqipërisë ku ndonëse papunësia po rritet ditë për ditë po shtyn drejt akteve ekstreme të flijimit edhe vetë militantët e harruar të Partisë Socialistëve, siç ishte rasti i dhimbshëm sot në Përrenjas, rast të cilin sot dua ta ngushëlloj familjen e Fluturimit të gjendur sipas informacioneve tona, për muaj në mbërthimin e errësirës dhe se drita iu erdhi vetëm pasi i afërmi i tyre u largua nga një akt i dëshpëruar nga jeta, e ku mijëra e mijëra të pamundur të tjerë në vend që të shohin te qeveria mundësi për t’i mbështetur me ndihmë ekonomike.
Drejtuesi i opozitës duke demonstruar qe parlamenti do te jete synimi i Opozitës, thotë qarte “Ne do të përpiqemi ta ndalojmë me çdo kusht brenda në Parlament me deputetët tanë dhe jashtë me gjithë qytetarët shqiptarë me gjithë shtresat që përmenda e dhjetëra të tjerë, grupe interesi të cilët e gjejnë veten e tyre të goditur në palcë nga ky buxhet dhe të tjerë që do të shtohen. Dhe siç na u bashkuan me 8 dhjetorë për të ndalur këtë katastrofë kombëtare dhe për të larguar këtë qeveri për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një qeveri teknike dhe për t’iu ofruar shqiptarëve më shumë në këtë dimër të ftohtë, shpresën, ngrohtësinë dhe një programi të realizueshëm për investime do që do të hapin më shumë vende pune, për taksa më të ulëta, për vende pune me rroga më të mira që është dhe alternativa e Partisë Demokratike që po përgatit dhe ndan me shqiptarët anembanë Shqipërisë. Kjo është thirrja që ne iu drejtojmë qytetarëve sot. Ky është vendimi i kryesisë së Partisë Demokratike. Sezoni i protestave nis për të mos u ndalur deri në largimin e qeverisë Rama-Meta .!”