Home I pakategorizuar Përballimi i krizës se refugjatëve nga ana e Greqisë në Ballkan.

Përballimi i krizës se refugjatëve nga ana e Greqisë në Ballkan.

Sipas ambasadës greke ne Tirane, shumë herë gjatë kohëve të fundit, mjetet e informimit masiv në Shqipëri, u impenjuan për çështjen e refugjatëve, dhe për zhvillimet që kjo çështje ka njohur në fqinjët tanë dhe më gjerë. U shfaqën shqetësime të mëdha për mundësinë që vala e refugjatëve, nga Turqia në drejtim të Greqisë dhe në vazhdim drejt IRJ të Maqedonisë, të ndryshonte itinerar dhe t’u drejtohej kufijve shiptarë. Për këtë arësye, thotë shënimi i ambasadës greke, shteti shqiptar mori dhe bëri publike masa parandaluese, si për shëmbull, forcimin e ruajtjes së kufijve dhe përzgjedhjen afër kufirit, të hapësirave për ngritjen e ambienteve të pritjes së refugjatëve. Deri në këtë moment nuk është shënuar ndonjë devijim i valës së refugjatëve dhe Shqipëria nuk përmballet me ndonjë situatë emergjence. Kjo në një masë të madhe, falë edhe nismave dhe masave që ndërmorrën BE dhe Greqia.

Ambasada greke ne Tirane ben me dije shifrat për Greqinë për vitin 2015 te cilat janë si më poshtë :

758. 596 refugjatë mbërritën nëpërmjet detit, 3283 mbërritën nëpërmjet lumit Evro. 66.400 refugjatë të inkuadruar në programe rivendosjeje nga Greqia ne vende të tjera të BE. 70% e refugjatëve vinë nga Siria, 19% nga Afganistani, 5% nga Iraku.  Në operacione shpëtimi në det, u shpëtuan 94.024 refugjatë. 206 refugjatë humbën jetën. U arrestuan 413 trafikantë refugjatësh

Greqia nuk dështoi në mbylljen e kufijve të saj – thuhet ne shënimin e ambasadës greke duke vazhduar- por ruajtja e kufijve detarë, paraqet veçanësi në krahasim me kufirin e gjelbërt. Greqia plotëson të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare dhe duke respektuar jetën e njeriut, realizon operacione kërkim ”“ shpëtimi. Greqia as nuk refuzoi, dhe as nuk nënçmoi ndihmën europiane. Ajo bashkëpunon me Organizmin Europian FRONTEX për rregjistrimin dhe identifikimin e refugjatëve dhe të emigrantëve në ishujt e Egjeut. Greqia asnjëherë nuk refuzoi bashkëpunimin me FRONTEX në kufijtë e saj me IRJ të Maqedonisë, thjesht sqaroi se nuk pranon patrullime të përbashkëta dhe vëzhgues nga IRJ e Maqedonisë.

Për më tepër, Greqia aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, i cili do të ofrojë infrastrukturë materialo-teknike si çadra, gjeneratorë, shtrerër, materjal higjene dhe kuti të ndihmës së parë për nevoja emergjente. Çështja e refugjatëve dhe e emigrantëve i takon BE në tërësinë e vet dhe jo vetëm vendeve ku bëhet pritja e parë e tyre. Kërkohet një trajtim i integruar i problemit nga ana e BE, ku do të përfshihet edhe përballja me rrjetet e trafikimit të qënieve njerëzore. Greqia po përballet me krizën e refugjatëve në momentin që është goditur nga kriza ekonomike dhe e administron në mënyrë të kënaqshme fenomenin, duke respektuar të drejtat e njeriut, rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare dhe duke pasur si busull sigurinë e refugjatëve si dhe të qytetarëve europianë.

refugjate ne shinat e trenitMe tej ambasada greke e autorizuar nga ministria e jashtme e Greqise shenon faktin se shoqëria greke ka treguar solidaritet dhe ndjeshmëri në trajtimin e krizës, megjithë vështirësitë ekonomike me të cilat përballet. Zgjidhja e cila do t’i jepte fund fenomenit të dhimbshëm të humbjes së jetëve njerëzore në det, do të ishte që identifikimi i refugjatëve të behet në Turqi, në Liban dhe në Jordani, dhe në vazhdim të realizohet direkt dhe në mënyrë të sigurtë transportimi i tyre në vendet e BE, nëpërmjet mekanizimit të rivendosjes.

Sipas ministrise se jashtme greke diskriminimi i atyre që kërkojnë azil, duke u nisur nga kombësia e tyre e supozuar, përbën shkelje e të Drejtave të Njeriut ndaj kryeministri i Greqisë z Aleksis Cipras, në kuadër të Samitit të BE me 17 dhe 18.12.2015, ku do të diskutohet edhe çështja e refugjatëve, u rikujton të gjithëve se: ”˜’ Greqia po zhvillon betejën e humanizmit dhe të solidaritetit, duke mbajtur lart vlerat europiane”.

Gjatë diskutimit në Parlament dhe në lidhje me Marrëveshjen Shengen, Kryeministri z Cipras deklaroi : ”˜’ Gjatë kohëve të fundit u bënë përpjekje të koordinuara, duke riprodhuar shkrime të pavërteta, me qëllim që të krijohet përshtypja se BE po diskuton çështjen e daljes së vendit nga zona Shengen, për shkak se nuk plotëson kushtet dhe detyrimet e tij.

Për fat të keq të të gjithë atyre që riprodhojnë këto hamendësime të papërgjegjshme mbi rrezikun e daljes nga zona Shengen, javës së kaluar, Këshilli i Ministrave të Brëndshëm të BE, jo vetëm që nuk e kërcënoi Greqinë, jo vetëm që nuk i tregoi derën e daljes nga Shengeni, por përkundrazi, i drejtoi zyrtarisht përgëzime Greqisë, sepse megjithë vështirësitë kolosale për shkak të numrit shumë të madh të refugjatëve, por edhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballemi, ne, me përpjekje mbinjerëzore, u përgjigjemi detyrimeve tona ”˜’

Share: