Nga Lis Bukuroca
Politikanët kosovarë vjedhin si apo më shumë se politikanët jugosllav, dmth. mësimin nuk kanë harruar, por nuk marrin vesh rendin: në kohën e komunizmit nuk shkruhej për vjedhjet e politikanëve! Mësimin e dytë që njohin mirë dhe përmendsh, është arrestimi i opozitës, siç bënte Jugosllavia me irridentistë shqiptarë.
Mësimin e tretë që njohin tepër mirë, është ruajtja e pushtetit deri në vdekje, qoftë në qeveri, qoftë në opozitë. Përvoja: i meritojmë, i votojmë dhe mburremi me ato klane politike! Madje, edhe do të qajmë kur të vdesin këta maskarenj. Jo pse na dhimbsen shumë, por sepse nuk jemi mësuar të jetojmë pa ta!