Home KRYESORE Rama – Berishes: Ti e bere veteran torturuesin e At Zef Pllumit.

Rama – Berishes: Ti e bere veteran torturuesin e At Zef Pllumit.

Ka reaguar në Facebook Kryeministri Rama, i cili ka publikuar listat me emrat e veteranëve. Rama thotë se Berisha futi torturuesin e At Zef Pllumit, Shyqyri Çokun në listat e veteranëve në vitet 1994-1995.

“Ja prova se në vitet 1994 ”“ 1995, Sali Berisha e futi torturuesin e At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit në listën e veteranëve të Kategorisë së Parë. Në bazë të kësaj liste torturuesi në fjalë, të cilin kryeakuzatori kryefalsifikator orvatet ta përdorë për të nxitur urrejtjen e të verbërve që i shkojnë ende pas, ka gëzuar prej marsit të vitit 1995 një pension të veçantë dhe çdo nderim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

FB_IMG_1450335173433E cila, nga ana e vet, nuk ka pasur asnjëherë detyrën të hetojë përbërjen e kësaj liste, ashtu sikundër nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të shtuar ose hequr njeri prej listës. Kjo është edhe arsyeja pse qeveria po përgatit një ndërhyrje në Ligjin e vitit 1994 për Statusin e Veteranit, në mënyrë që askush më tej të mos bjerë viktimë e këtij qorrsokaku, të ndërtuar nën kujdesin e veçantë të Sali Berishës si President i Republikës së Shqipëris딝, shkruan Rama në Facebook.

Share: