Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Izrael. Rama është pritur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. “Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë”, është shprehur Netanjahu, duke vënë në dukje se Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, se më parë. Ndonese se ky akti njerezor historik kujtohet fare pak nga opinioni publik ne Izrael. - “Gjatë holokaustit, Shqipëria mbrojti hebrenjtë, duke refuzuar t’ua dorëzonte nazistëve”, tha Netanjahu. Të dy kryeministrat nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi, për të cilat Netanjahu tha se shënon 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, miqësinë që është më e hershme që nga lufta e dytë botërore. Sot “Jerusalem Post”, shkruante se gjatë Holokaustit, shqiptarët, pjesa më e madhe e të cilëve myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, përfshi edhe ata të larguar nga vendet e tjera. Gjatë vizitës dy ditore në Izrael, kryeministri Rama do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin