Home KRYESORE Realitete ne satire!

Realitete ne satire!

Nga Helidon Tahiraj

Keta zviceranet mbeten si urithet. Keto dite perurojne tunelin me te gjate ku do kaloje treni qe i lidh me Milanon. Mjere maloket e Zvicres, qe s’kane pare det me sy! ……

As libohovitet dhe as korçaret s’kishin dalje ne det ne fakt, por nje shekull me pare, sipas te dhenave osmane dhe te Teki Selenices i cili beri regjistrimin e pare ne kete vendin tone, ishin njerëzit me te pasur dhe me te shkolluar te vendit. …………

A ka gjuhetare te me sqarojne? Psh; kur themi; Tirana, eshte kthyer ne nje vend plot hije, A mund pra te themi? Tirana eshte kthyer ne nje vend plot hijeshi…………….

Nje pyetje kam; Perse ne Demokraci vazhdojme te perdorim fjalen e Rilindasve; “drit-are”, nderkohe qe fale kryebashkiakeve Demokrate dhe Rilindas pallatet jane aq afer, sa nga dritaret s’hyn drite fare.  Ka ndonje gjuhetar ketu te ma shpjegoje?

…Leksion te Shkolla e Magjistratures pas 20 vitesh Profesori: Ambasadori Lu ka thene perpara shume vitesh; “Nëqoftëse ju gjyqtare dhe prokurore, mbani një orë dore më te shtrenjtë se makina ime, jeni të korruptuar!” Studenti: Me leje presor! Profesori: Fol Beni! Studenti: Une oren qe do e mbaj, nuk do e mbaj me te shtrenjte se makina e Luse. Do e mbaj 0.99 $ me te lire. Keshtu s’futem te te korruptuarit

Share: