Home KRYESORE Reforma në Drejtësi: Baba s’Lu, Luli lu!

Reforma në Drejtësi: Baba s’Lu, Luli lu!

Nga Ylli Dylgjeri

Ambasadori s’Lu: “këtë verë, burg me 5 yje për politikanët e korruptuar”. “Agjencit딝 kanë shumë punë këtë verë.Telefonat… non stop në përgjim!

-Vertetë s’kemi më shtëpi me gjethe?
-Po!
-Por kemi më shumë shtëpi pa qera, dhe pa gjethe.

Harta e burgjeve është shtrirë në të gjithë territorin e RSH. Fushata publicitare sapo ka nisur: Kemi burgje te sigurise se ulet, të mesëm, dhe te lartë! Burgje me ushqim nga shtëpija, me gatim në dhomë, dhe me shërbim alakarte, katering.

Ofertat sapo janë hapur. Drejtoret e rinj po zevendesojnë të vjetrit. Personel i integruar. Minister i trajnuar. I shërbejmë prurësit me të parë! Renea në gadishmëri, paçka se vjen viti i Ri.

Humor i zi…

Kjo është pak a shumë klima pas “përmbytjes” që na solli dallga Veneciane. Ra drafti. Fillojme nga e para. Sot e tutje… të gjithë palët janë Ok.

Pyetje – Pse Lu takoi më parë Berishën e më pas Lulin?
Përgjigje: Baba s’Lu, Luli lu!

Reforma në drejtësi fillon me vitin e Ri. Hani dhe gjelin e zi. Nuk keni parë gjë akoma… Reformë e thellë, e plotë, dhe e shpejtë…

Share: