Home KRYESORE Refuzon propozimin romantik sepse diamenti ishte i vogel!

Refuzon propozimin romantik sepse diamenti ishte i vogel!

Një djalë nga Kina mori një grup kërcimtarësh kur kishte vendosur t’i propozonte të dashurës së tij për martesë. Ndërkohë, vajza ishte shumë e emocionuar sa shpërtheu në lot kur pa skenën në Chengdu, por kur ajo pa unazën u kthye majtas pasi diamanti ishte shumë i vogël nga sa e priste, shkruan “People’s Daily Online”.

Sipas një shoqeje të vajzës që refuzoi propozimin, ajo së bashku me të dashurin kishin vendosur për një diamant më të madh. Por, që kur fotot e saj u shpërndanë në internet, vajza, e cila nuk është identifikuar, ka marrë komente tallese. Shumë nga komentuesit shprehen se ajo nuk e meritonte një propozim të tillë romantik.

Share: