Rusia ka publikuar të tjera video nga bombardimet mbi Shtetin Islamik në Siri. Në video shihet se si avionët e Kremlinit bëjnë shkrumb e hi autokolonat e ISIS. Rusia pretendon se kamionët-cisternë po dërgonin naftë kontrabandë në Turqi. Kjo tregti shërben për të financuar Shtetin Islamik. Rusia thotë se ka shkatërruar të paktën 2 mijë cisterna me naftë, që kur nisi fushatën në shtator të këtij viti. Sipas analisteve te ndryshem ketu ka nisur edhe perplasja Turqi – Rusi dhe Putin me Erdogan.