Nga Edlira Cepani
Sa e veshtire te jesh grua ne Shqiperi! Nje shoqeri me mendesi te vjeteruar u ben grave, zonjave presion te pranojne stereotipet dhe te mos kerkojne barazi; te pranojne detyrimet por te mos kerkojne te drejta; te punojne “si kafshe” por te mos kene me shume sukses se burrat (se pupupu eshte turp!); te flasin vetem “kur duhet” dhe jo te ngrene zerin per te drejtat e tyre.
Te rrisin femije, te bejne punet e shtepise (se ne kohen e qepes ka qene detyra e tyre), te sjellin edhe leke ne familje, te sillen dhe mire, te jene dhe model, te jene dhe perfekte!
Pastaj dhunohen (ne te gjithe format!), paguhen me pak ne pune, nuk respektohen, nuk kane te drejta te barabarta, kane dhe per borxh te degjojne moralizma nga te gjithe anet se si duhet te jete nje grua e mire!
Sa te prapambetur! Meqe ra fjala…ta marrim jeten gjithese pozitvisht e te mos dorezohemi!