Home KRYESORE (S)A KA TË DREJTË PD-JA TI PËRMENDË RAMËS KRIMET E TË ATIT..?!

(S)A KA TË DREJTË PD-JA TI PËRMENDË RAMËS KRIMET E TË ATIT..?!

Nga Nebil Çika

Komunizmi dhe krimet e tij vazhdojnë te jenë debati i i nxehte e me i shpeshte politik edhe pse de jure kane kaluar 25 vjet nga renia de jure e diktaturës komuniste. Kjo tregon se mos ndëshkimi i tyre si te gjitha vendet e tjera ish komuniste te Evropës po mban peng lirinë , demokracinë dhe prosperitetin e vendit. Shqipëria vazhdon te jete ne një lufte te ftohte civile qe pason luftën reale atë civile dhe atë te klasave ( ne thelb e ndejat gje) nga viti 1943 e këtej . Këto ditë debati mbi këtë çështje është ashpërsuar pers hak te publikimit te disa dekorimeve te ish kriminelëve te ish Sigurimit të Shtetit dhe PPSH-së nga qeveria Rama. Palët po akuzojnë njëra tjetrën për favorizim te ish kriminelëve te komunizmit dhe nxjerrin fakte e prova qe vërtetojnë implikimin apo lidhjet e tyre me këtë kase kriminale qe fatkeqësisht vazhdon te mbaje peng Shqipërinë dhe të ruaj pushtetin pothuaj si në kohën e diktaturës komuniste .

Ne fakt ka një diferencim midis PD-së dhe PS-së ne raport me atë cak preson shqiptaret dhe veçanërisht viktimat e luftues se klasave nga njëra dhe tjetra ne raport me diktaturën dhe krimet e sajë. PS është konsideruar ne mënyrë të vazhdueshme pasardhëse politike , juridike dhe gjenetike e ish PPSH-se dhe diktaturës një gje kjo e dukshme dhe e pranuar ne shume mënyra edhe nga vet PS-ja dhe politikanet e sajë. Festimi i 29 nëntorit , festimi me foto te diktatorit , qenia ne krye te PS-se dhe administratës ne qeverinë e saje te ish drejtuesve te diktaturës apo fëmijëve të tyre, nderimi dhe trajtimi me status te privilegjuar i ish kriminelëve komuniste etje janë te gjitha shenj qe PS është nj enje vazhdimësi e komunizmit por kjo nuk ka qene kure një befasi por një realitet i ditur edhe nga shqiptari me i humbur . Askush nuk e ka venë kure ne dyshim këtë. A vetë Edi Rama ! Vite me parë ai u tha hapur pronarëve legjitime te shkon tek PD pasi ajo ishte parti e tyre ndërkohe qe një tjetër drejtues i larte i PS-së ish kryeministri Majko deklaroi publikisht se PS kishte detyrim te kujdesej për “veteranet” (si ky Çoku që dekoruan tani ) ndërsa PS për ish te përndjekurit e komunizmit . Një qasje shume e drejte dhe një ndarje kahesh politik e sakte nga z. Majko .

Ne fakt jo vetëm Majko por shumica e njerëzve normale ne këtë vend arrijnë ta bëjnë ketë dallim . Ishte dhe është PD qe e ka detyrim ideologjik, politik e juridik denimin e krimeve te komunizmit dhe trajtimin e viktimave te tyre pasi ajo ka lindur pikërisht nga kjo nevoje si përfaqësuese e gjysmës se shtypur te popullit shqiptar qe personifikohet ne mënyre te veçante me ish te përndjekurit politik. Ne se nuk do ishte lufta e klasave dhe mungesa e lirisë atëherë perse duhej PD dhe pluralizmi politik . Por pyetja është sa korrekte ka qene PD-ja ndaj këtij misioni historik dhe detyrimi ideologjik e politik ?! Un mendoj qe pak për te mos thënë aspak , jo krahasuar me atë qe bën PS-ja siç i pëlqen shume here te dale nga situata lidershipit të PD-se por me detyrimin dhe sidomos pritshmërinë e shqiptareve dhe veçanërisht viktimave te krimeve te komunizmit prej sajë.

Rama akuzoi dje z. Berisha se ishte ai qe ne vitin 1994 kishte dekretuar ligjin qe e qi i jepte statusin “veteran “ Shyqiri Çokut dhje kriminelëve te tjerë të komunizmit. Pa veçanërisht faktit qe Rama nuk mund te fshihet mbas Berishës për lidhjet e tij me krimet komuniste dhe nderimin e tyre ai ka te drejtë. Raportoi i Berishës dhe PD-se me te kaluarën komuniste nuk ka asnjë lidhje me një parti te djathte e për me tepër antikomuniste siç lindi dhe vazhdon te pretendoje se është PD-ja. Për fat të keq qëndrimet e PD-se janë shume afër PS-së ne këtë këndvështrim .

Disa dite me pare PD festoi me madhështi 25 vjetorin e themelimit te saje. Tubimi u hap me nderime dhe glorifikim te themeluesve simbol te saje ku spikaste Garamoz Pashko emri i të cilit u përmend pothuaj nga të gjithë folësit . Po qëndroj te Pashko , e kam bere edhe here te tjera, pasi një nga akuzat qe i bën me te drejte PD dhe Berisha sot Edi Rames është fakti se ai është biri dhe nimi i dy prej xhelatëve te komunizmit Kristaq Rames dhe Spiro Kolekës . Rames i përmendet vazhdimisht firmën te të atit qe vari Havzi Nelën por kjo akuzë e bërë nga PD-ja ngjan qesharake kur ajo pretendon si gurë te themelit te saje politik Gramoz Pashkon ,djalin e Josif Pashkos zv/ Prokurorit të Përgjithshëm te diktaturës qe ka firmosur vdekjen e ekzekutuar pothuaj gjysmën e numrit te përgjithshëm te të ekzekutuarve nga komunizmi. Do ti kujtoja PD-se, z. Berisha dhe z,Basha qe se vetëm ne grupin ne deputeteve pati 16 te të dënuar me vdekje , 7 prej tyre në vraje në litar Te gjitha vendime te firmosura nga Josif Pashko dhe te ekzekutuara prej tij

Me vdekje

Shefqet Beja (me varje në litar) Riza Alizoti (me varje në litar) Sulo Klosi (me varje në litar) Selaudin Toto (me varje në litar) Sheh Ibrahim Karbunara Paolo Saggioti Agathokli Xhitoni, Mehmet Prishtina, Abdul Kokoshi Beqir Çela
Salim Kokalari (me varje në litar) Tefik Deliallisi Irfan Majuni (me varje në litar)
Pertef Karagjozi Enver Sazani (me varje në litar) Hysen Shehu

Me heqje lirie të përjetshme u dënuan:
Foto Bala , Ramazan Tabaku ,Rram Marku ,Gjovalin Vlashi

Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan:
Shefki Minarolli Rustem Sharra Xhevat Xhafa

Me 15 vjet heqje lirie u dënua:
Sulo Konjari

Trupi gjykues Kryetar Major Niko Çeta, Anëtar Kapiten I Nexhat Hysejni Kapiten II Mustafa Iljazi Kryesekretari Aspirant Thoma Rino

Prokuror, Zv/ Prokuror i Përgjithshëm Josif Pashko

Ky është vetëm një nga krimet e Pashkos po besoj i mjaftueshëm për te kuptuar se ne çfarë pozite ideologjike ndodhet PD e simbolizuar nga i biri i tij me viktimat e krimeve te komunizmit dhe sa qesharake behet kur ne këto kushte akuzon Ramën se edhe i ati apo daja i tij kane bere te njëjtën gjë. Ne krahun tim ne festën e PD-se ishte edhe një intelektuale,demokrate e njohur , Nevila Nika , mbesa e Selaudin Totos , njërit prej te varurve ne litar nga Pashko . ktheva kokën nga ajo kur përmendej Pashko , nuk është se tha ndonjë gjë por un kisha te konkretizuar para meje shkeljen e një kodi zakonor historik : Nuk përmendet litari në shtëpinë e te varurit . PD po e përmendte disa here madhe me zë të fortë e krenari.

Nuk e di si e kane mendjen por besoj se është koha qe PD te zgjedhe midis xhelatit dhe viktimave . Ne se vazhdon me Pashkon ti rije mutit përsipër e te mos ia përmende me Ramës, Kristaqin e Spiron . Por jo vetëm ka ! Sot shfaqet te indinjuar se ky Çoku i dekoruar nga Rama ka torturuar A. Zef Pllumin ndërkohe qe ka ne krye te saje Tritan Shehun ,atë për llogari te komunizmit që udhëhoqi nga ana ideologjike e aksioni politik luftën kundër fesë qe i prishi kishin At. Pllumbit dhe e shpalli atë armik se ishte shërbëtor i Zotit . Lufta kundër Zotit ishe krimi i madh qe e veçante diktaturën tone komuniste me diktaturat e tjera te ngjashme. Asnjë tjetër nuk e ndaloi me ligj besimin në Zot dhe nuk i shkatërroi kultet fetare. Dhe çuditërisht një prej drejtuesve të këtij krimi është sot drejtues i lartë të djathtës “antikomuniste” shqiptare.

Por ka një moment shumë pragmatik qe tregon raportin e keqe te PD-se me krimet komuniste dhe viktimat e tij: trajtimi financiar: Sipas ligjit për pensionet e ushtarakëve miratuar nga qeverisja Berisha në vitin 2010 ky Shyqyri Çoku sipas informacioneve te mia ka një pension rreth 800 mije leke te vjetar ne muaj , ndërkohe qe një i dënuar me vdekje nga diktatura përfiton shpërblehet ne total 8 milionë lekë te vjetra te cilat nuk dihet ne se do i jepen ndonjë here. Vetëm ne një vit pension ky merr 1, 6 milionë leke ,me shume se as merre te gjitha ai që ka vdekje ne qelli nga torturat e tij, Dua te kujtoj këtu se me ligjin e dëmshpërblimeve te ish të dënuarve politike të komunizmit te bere nga PD ( te hartuar e miratuar nga ish zvendeskryeministri Ilir Rusmali, nje tjeter pinjplli i nje autori te njohur te krimeve komunste) më shume se gjysme te pushkatuarve nuk përfitojnë pasi janë te dënuar “për terrorizëm “ këtu futet edhe Havzi Nela , pushkatuarit e revoltës se Spaçit , Qafe Barit etje . Hu fusnin ne nenin e terrorizmit pasi ai ligj parashikonte dënim me vdekje te sigurt , gjykata vendoste vetëm mënyrën e ekzekutimit . Do te dish te vërtetën-ndiq paratë , thotë një proverb. Dhe përvojë na tregon se PD me politikat sociale te saje ka anuar me shume nga kriminelet komuniste se as nga viktimat apo kundërshtarët antikomuniste. Me thoni ju : Ka bythë të ri kjo …?!

U zgjata shume por kam me qindra argumente fakte e prova te tjera për te treguar se PD e ka dhjerë fare ne raportet e saje me krimet e komunizmit dhe retorika e saje refraktare zagaj edhe sot si një tallje e radhës. Berisha dhe PD e drejtuar prej tij ne te kundërt te veprimit ka pasur një retorike me te fortë antikomuniste . PD-së se Bashës duket se nuk ja ndjen fare për ketë teme .Raporti ideologjik me te kaluarën kriminale komuniste as që mendohet ndërkohë që lidhjet me ish të përndjekurit politike janë pothuaj të paqena. Kjo vërehet me shjume tek mungesa e përfaqësimit dhe tek një hendek ideologjik e politikë midis tyre qe sa vjen e thellohet. Në llogari politike e elektorale ky me duket se është një problem për vet PD-në. Humbja e antikomunizmit si ideologji e dhe e shtresës se ish te përndjekurve dhe pronarëve si elektorat nuk duket një zgjedhje e zgjuar dhe strategji fituese e z. Basha. Me herët e ka provuar edhe Berisha një politike të tillë. E vetmja diferncë qe ben sot PD-ja me PS-ne ne raport ne komunizmin , krimet dhe viktimat e tij, eshte fakti se e para nuk i bie gjoksit si te dytët e te krenohet to dhe autorët e tyre . Por a mjafton kjo ?!

Marre nga GazetaMinerva.com

Share: