Home KRYESORE Si mund te jetojmë dy jete ndërsa kemi veç një…

Si mund te jetojmë dy jete ndërsa kemi veç një…

Nga Alban Bala

Si mund te jetojme dy jete ndersa kemi vec nje…
Pervecse duke jetuar bashke, duke lindur
E duke vdekur ne te njejtat caste,
Duke pritur agimin nga dy dritare qe u ngjajne syve
Mbi fytyren e botes se madhe
Duke kenduar po ato kenge me vargje qe kujtesa
I fsheh ne zemrat e njeri tjetrit si mallin
Duke enderruar me vela te ngritura, duke ecur
Mbi horizontin e largesive te ajerta
Duke shtegetuar, paprere duke ardhur
Mbi te njejtin shtoj te praruar buzesh
Duke qeshur me heshtje e duke heshtur me fjale
Qe u ngjajne dallgeve te buta
Duke kerkuar driten, anen tjeter te zemres
Veten e rigjetur ne nje cast humbjesh
Duke bleruar – per hater te Zotit, duke celur
Sytha te lumtur me shijen e lotit
Duke jetuar zemer, dy jete ne nje te vetme
Dhe duke mbetur te forte…

Share: