Home KRYESORE Thanë pas grabitjes së makinës së bankës në autostradë…

Thanë pas grabitjes së makinës së bankës në autostradë…

Besart Kadia: Wild Wild West! 7 tetor 2013 grabitet ne laprake gjate transportit te parave nje banke;  22 janar 2014 vidhet banka ne Orikum; 26 qershor vritet Bankieri Artan Santo;  3 nentor 2014 deshton ne vlore vjedhja e bankes; 13 shkurt 2015 grabitet banka ne Tirane stacioni trenit; 12 qershor 2015 grabitet banka ne Shijak; Maj 2015 vidhet banka te Rruga Kavajes; 8 korrik 2015 vidhet banka ne Durres; 2 dhjetor 2015 vidhen gjate transportimit te parave ne rinas 3 milion euro; Etj etj….

Elvin Meka: Ketu ka disa shkelje te protokollit te veprimtarise se transportit te vlerave, por me frymendalueset jane:

1. Makines se blinduar i thyhet xhami me mjete te forta nga jashte(!!!!!!). Cfare blindimi ka ky automjet qe i thyhet xhami me mjete te forta nga jashte? Supozohet qe xhami duhet t’i beje balle predhave te automatikut, jo me gureve apo levave te hekurit!!

2. Ndalimi i ecjes se mjetit, kur eshte kategorikisht e ndaluar te ndaloje ne udhetim (per me teper ne autostrade). Shoferi i blindit supozohet qe eshte i trejnuar per t’iu shmangur situatave te tilla. Ne vendngjarje ka vetem nje mjet te blinduar, kur duhet te kete dhe makine shoqerimi perpara(!!!). Ku eshte eskorta?????? Behet fjale per 3 milione EURO!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

3. Shoqeruesit nuk qellojne nga brenda (!), por mjeti ndalon dhe zbresin nga makina (!!!!!!!!!!!)

Po e le me kaq nje here.
OMG!!!!!!!!!!!!!!

Lali Leka: Dje u vodhen 3,5 milion Euro qe po transferoheshin jashte Shqiperise nga Rinasi! Investojne Bankat jashte? Nuk jane te sigurta ne Shqiperi? Ulet apo ngrihet inflacioni? Di gjë Banka e Shqipërisë qe parat po shkonin jashtë…? sa shkojnë dhe si shkojnë leket jashtë bankave për jashtë shtetit…?

Elton Qyno: E keni vene re, qe u be mode kjo puna e vjedhjes se bankave me 2 milion apo 3 milion euro. As ne Mali te Afrikes nuk ndodhin te tilla grabitje me keto shifra astronomike financiare. Ketu gjithmone e hane fakirat, qe jane 5 apo 6 police pa lidhje dhe ata rine nja 2 ose 3 muaj ne burg. Keto grabitje per mendimin tim jane skena filmi aksion. Disa pyetje kisha une per prokurorine dhe policine. Cfare u be me hetimet e grabitjes se Union Bank tek Stacioni i Trenit dhe a ka ndonje njeri sot ne burg per kete ceshtje? Cfare po ndodh realisht me procedimin penal tw nisur nga prokuroria e Tiranes, dhe deri nw cfare faze janw hetimet sot? Deri ku ka shkuar hetimi i prokurorise, a jane prekur interesat e kompanise siguruese te parave dhe vete interesat e bankes se grabitur apo jo? Gjate hetimeve te kryera a eshte zbardhur dinamika se si ka rene ne dore te grabitesve e-maili, qe njoftonte diten, oren dhe vendin ku do transportoheshin leket KESH? Kur te zbardhet ceshtja e pare une personalisht mendoj se do zbardhet dhe ceshtja e dyte.

Mirela Cela Jorgo: Dalin parate me thase nga Shqiperia. O Popull iu shaluan gjithe keto vite, ju lane kercu,pa te ardhme per vete dhe per femijet, pa pune, varferi dhe mizerje dhe akoma brohorisni fushatave elektorale kesaj klase poltike , genjeheni me thaset me miell dhe me 1000 leke voten tuaj te shenjte. Mjaft me ketyre skandaleve. Po vritet e ardhmja e femijeve tane. Cfare durimi mund te kete akoma. DUHET TE JEPET LLOGARI DERI ME NJE.

Share: