Home KRYESORE Tony Blair akuzohet ne Nigeri se do “vjedh” si ne Shqiperi…

Tony Blair akuzohet ne Nigeri se do “vjedh” si ne Shqiperi…

Ish­-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler ka marrë një kërcënim nga një grup për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ne Nigeri, pasi akuzohet se po planifikon të “vjedh딝 dhe “plaçkis딝 nga ky vend.

Grupi “Koalicioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Aksioni Social” i ka dhënë një ultimatum prej shtatë ditësh Blerit.

“Nigerianët e kanë pritur të tronditur lajmin për vizitën e ish-kryeministrit britanik që planifikon të takohet me qeverinë. E shohim këtë zhvillim si kamuflim me anë të fasadës së këshilltarit pasi qëllimi është vjedhja dhe plaçkitja e shtetit”, thuhet në deklaratë.

Duke iu referuar një shkrimi të publikuar nga gazeta britanike “The Telegraph”, grupi shprehet se Bler ka marrë miliarda dollarë përmes mashtrimit të ofrimit të shërbimit të këshilltarit ku sipas ketyre grupeve vendet që kanë rënë viktima të aventurës së tij janë Kolumbia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kazakistani dhe Shqipëria.

Share: