Home KRYESORE Trishtim, një parlament ku dominon çmenduria!

Trishtim, një parlament ku dominon çmenduria!

Nga Spartak Ngjela

Nuk ka gjë më të trishtueshme për një popull sesa fati i keq qe i vjen për t’u drejtuar nga një parlament ku dominon çmenduria. Si ka mundësi që shqiptarët të pranojne një të marrë si Berisha? Dhe, gjithashtu, kur do ta kuptojnë rrethet intelektuale shqiptare se shoqëria nuk mund të lihet në këtë gjendje, që të drejtohet nga marrëzia.  Seanca e djeshme parlamentare tregoi që barbaria ka pushtuar sistemin. Vjedhes që bërtasin, vrasës që flenë në karriget e Parlamentit Shqiptar; dhe shqiptarë të mërzitur e pa shpresë që po kërkojnë të ikin nga vendi i tyre; nga sytë këmbët; vetëm të ikin. Në fakt, shqiptarët po i dëbojnë nga vendi i tyre klithmat barbare të sallës së Parlamentit, dhe varfëria që, pa dyshim se ka lidhje te drejtpërdrejtë me atë sallë. Turpi i djeshëm ishte për të gjithë shqiptarët dhe jo për barbarët që shfryjnë marrëzinë e tyre në një sallë ku ka vëmendjen e gjithë shoqëria. Kjo është pasoja e votës që nuk mendohet…Gjendja po shkon drejt humbjes së gjithçkaje…

Share: