U promovua dje në UET libri i Arsim Sinanit “(Mos)zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë”, botim i UET-Press. Një mesazh nga Tirana, kryeqendra kulturore dhe politike e shqiptarëve në Ballkan. Kështu e ka cilësuar publicisti dhe akademiku nga Maqedonia promovimin e librit të tij për problemet e zyrtarizimit të gjuhës shqipe në shtetin fqinj, që u promovua në Universitetin Europian të Tiranës. Studimi, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kritikës dhe botës akademike në Maqedoni dhe në Shqipëri, është botim i UET-Press dhe merr në shqyrtim, jo vetëm mungesën e zyrtarizimit “de fakto” të gjuhës shqipe në shtetin multietnik, por dhe problemet politike dhe kulturore, me të cilat hasen shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe në trevat e tjera të Ballkanit. Studiuesi Sinani shquhet per gjetjet e tij shkencore te cilat thumbojne edhe politikisht ketej dhe andej kufirit.