Nga Monika Spahivogli
Degjoj nga te kater anet qe arrestohen njerzit per gjera “te turpshme”:
Dikush nuk ka paguar dritat, dikush ka vjedhur ujin (o zot sa turp te arrestohesh per nje gje si kjo!!), dikush ishte i pire ne lagjen e vet (per qejf te vet, me parate e veta) dhe nuk e linte dot motorin tek klubi i lagjes dhe e shtyu 5 metra me tutje, deri tek shtepia (aty ishin policet: haha, te kapem firaun!). 72 ore arrest…
Mire ben shteti, Bravo!!-them une (qe paguaj dritat dhe ujin dhe nuk kam as motorr as makine ndaj, po piva, nuk me arreston dot polici sepse rrezohem rruges)….Madje edhe mund te gezohem sepse, boll hengren qelbesirat (hallet e tyre nuk i di dhe, si njeri me halle qe jam edhe me falet) por….pasi mendohem pak fare, them t’i jap nje sugjerim shtetit (kohe kam sa te dua fundja se pune hic):
Pa forcoje pak doren, he vella!!
Nis e arresto ca bankiere psh (sepse dihet qe bankat, sidomos ato surrugatot, jane hajdutet me te medhenj sot per sot ketu).
Ik moj debile-me pergjigjet shteti me ze te trashe!! Bankat i kam shoqe te ngushta! E ke parasysh qe me duhen 2 milion dollare?? Ato zhduken ne drejtim te paditur brenda nates. Une fus nje gjynafqar ne burg te cilit i jap ca leka per familjen dhe bindet-as apel as hic). Populli qetesohet.
-Pa me thuaj cik ti motra…vazhdon shteti (prape me ze te trashe), ne cilat banka ke llogari dhe cfare biznesi ke??
Po jo mo (ketu zeri me hollohet fare) – i them une, kot fola, mos u nxef (dhe fshi direkt te dhenat e mia nga FB-ku qe te mos me identifikojne).
-Hahaha-qesh shteti!! Po une te njoh me dhembe e dhemballe moj! Kujton se nuk te identifikova??!!
Une shoh endrra te keqia gjithe naten dhe zgjohem e lemerisur
Po pse xhanem, flas me vete-gjithe jeten me biografi te keqe do mbetem??!!
O ngrije zerin sic duhet ose hic mos fol oOOoo debile (i bertas vetes me ze te trashe)!
Po ke lindur dele, dele vdis …cte duhet qe e hap ate te shkreten goje! Munxet mua!!
PS: Akti i dyte!
Po te isha une shteti: krekosem…Do beja kete , ate edhe ca te tjera…
Hajde bujrum-pergjigjet shteti (kete here me ze te holle). Pa merre pushtetin dhe e gezofsh (zbuloj qe shteti ka me shume telashe e borxhe se une)!!
Me dergon nje raport financiar te frikshem.
Une terhiqem.
Sapo me sollen nje flete falenderimi per gjerat qe i bej sic duhet si biznes.
U zbuta krejt.
Fleten e falenderimit do e vendos ne kornize dhe do bindem. Me pelqen rregulli, nuk kam cfare te them 😀