Home KRYESORE Vazhdon manipulimi i ngjarjeve te Kumanoves!

Vazhdon manipulimi i ngjarjeve te Kumanoves!

Drejtësia e mohuar

Sipas burimesh nga Maqedonia skenari i turpshëm i manipulimeve në Kumanovë vazhdon të paraqesë skandalet e rradhës. Avokatët e të burgosurve po e ngrenë fort zërin dhe ankimojnë keqtrajtimin e tyre. Ky keqtrajtim nuk ndodh nga gardianët në qeli, por ata keqtrajtohen nga forcat e policisë gjatë rrugës për në gjykatë dhe kthimit në qeli. Sipas avokateve ato thuhet janë orët e tmerrit për ta.

Nga ana politike qeveria maqedonase vazhdon skenarët dhe manipulimet e asaj ngjarje te rende ne Kumanove. Thuhet de sipas kodit penal nëse këta të burgosur do të deklarojnë se janë mercenarë dhe sulmet në Kumanovë janë kryer për para, ata do të denohen deri në 6-vjet. Nëse ata deklarojnë që sulmi është kryer për idealin e Patriotizmit, atëherë dënimi do të jetë i përjetshëm.

E çfarë zgjidhje dhe zgjedhje mund të kenë ata , të cilët për hir të së vertetës ishin dhe janë viktima të skenarit të turpshëm të Shtetit maqedonas

Burime të sigurta por jo zyrtare, nga burgjet ku qëndrojnë viktimat e mercenarizmit dhe pseudo-patriotizmit, të burgosurit deklarojnë se: Nëse ata do të pranojnë se ngjarjet në Kumanovë ndodhën për qëllime përfitimi dhe për para, ata do të denohen me pak vite  por besojne se do te helmohen gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet e Maqedonisë. Por, të pranojnë se e kanë bërë për ndjenja patriotike, atëhere ata do të dënohen me burg të përjetshëm!

Kështu, gjatë këtij procesi gjygjësor ato ndodhen para presionit të atyre që e organizuan Kumanovën, që të zgjedhin njërën nga mundësitë: Cilën do të zgjedhin,të mbeten të vrarë, ashtu si dëshiron pushteti në Maqedoni! ? Duhet qe partite politike shqiptare ne Maqedoni ose jashte saj te reagojne qe ndaj tyre te vihet vetem drejtesi jo manipulim.

Share: