Nga Geri Selenica
Jam tronditur shume kur pashe ne TV nje nene 18 vjecare qe tregonte se foshnja e saj vdiq mbreme, pasi ka fjetur naten ne te ftohte bashke me nenen poshte Ures se Dajlanit, kur une flija i qete ne strofkullen time.
Ne te ngrohte, kete mengjes, ne ngushullojme veten se s’duam ta bejme fajtor: po te kish trokitur ne deren time une do ja hapja! Sigurisht do ja hapja, por cadrat me rom e te varfer ne Durres e Tirane e Korce jane (edhe pse shume) shume e shume me pak se shtepite tona me xhama, qe shkrijne nga nxehtesia!
Por nuk shkuam e shkojme se themi shteti! Ku eshte shteti qe i paguajme taksat?! Po shteti eshte duke numeruar leket e vjedhura, nderkohe qe nje foshnje vdiq nga te ftohtet e zemres tone kete mengjes!
Ketu as shteti nuk eshte shtet dhe as ne nuk kemi bashkepunim njerezor.
KY ESHTE NJE VEND PA SHPIRT.
NJE VEND I VDEKUR.