Home KRYESORE Vendi që dekoron edhe viktimën, edhe xhelatin!

Vendi që dekoron edhe viktimën, edhe xhelatin!

Nga Rezart Palluqi

Një tjetër i dekoruar, ishte edhe, hetuesi që torturoi At Zef Pllumin dhe ka torturuar mbi 400 të burgosur të tjerë. Atëherë këtu ka lindur një precedent i paparë. Sepse, në këtë rast, është dekoruar edhe viktima, At Zef Pllumi, duke i dhënë çmimin letrar shtetëror të vitit, për veprën e tij “Rrno për me jetue” dhe nga ana tjetër, u dekorua edhe xhelati i tij. Ky precedent, është për t’u përfshirë në Librin Guines.

Fakti që ministrja e qeverisë së Edi Rama, dekoroi 1000 veteranë, e bën atë më të egër dhe më immoral, se sa vetë Diktatorin, Enver Hoxha. Ndër 1000 dekoratat që iu dhanë zyrtarisht, ish veteranëve të luftës nacional-clirimtare, janë edhe xhelatët më të tmerrshëm gjatë diktaturës hoxhiste. Një prej 1000 medaljeve iu dha, Vita Kapo, që ka vrarë 4 te rinj. Një tjetër i dekoruar, ishte edhe Shyqyr Çoku, hetuesi që torturoi At Zef Pllumin dhe ka torturuar mbi 400 të burgosur të tjerë. Atëherë këtu ka lindur një precedent i paparë. Sepse, në këtë rast, është dekoruar edhe viktima, At Zef Pllumi, duke i dhënë çmimin letrar shtetëror të vitit, për veprën e tij “Rrno për me jetue” dhe nga ana tjetër, u dekorua edhe xhelati i tij. Ky precedent, është për t’u përfshirë në Librin Guines.

Me mijëra spiunë të tjerë, përfitojnë këtu e 25 vjet, pensione të majme, që variojnë midis 500 dhe 1500 euro. E gjitha kjo, ndodh në të njëjtën kohë me procesin e hapjes së dosjeve. Të gjithë e dimë, se qeveria aktuale, ashtu si ajo e Berishës dikur, po bën tentativën e radhës për të hapur dosjet. Projektligji duhet miratuar prej parlamentit për të krijuar komisionin e posacëm që do të merret me vonë, me to.
Dhe këtu lind një pyetje, që të tërbon dhe të bën që të ulërasësh në mes të ditës: Ç’kuptim ka të hapen dosjet, kur xhelatët e diktaturës, po dekorohen, vishen me imunitet dhe lavdi? Kemi të bëjmë pra, me një lojë të pistë dhe mjaft të poshtër. I gjithë ky teatër luhet JO në një Shqipëri të rrethuar me tela me gjemba, por në një Shqipëri, ku kufijtë janë të hapur, dhe antenat televizive na përcjellin lirisht programet televizive të botës perëndimore. E megjithatë, për qeverinë e Edi Ramës, kjo nuk përbën asnjë pengesë. Ndërsa Enver Hoxha, të paktën, kur vriste, ai parapregatiste një dosje fajësuese ndaj viktimës, trumbetonte të ashtuquajtërën drejtësinë komuniste, dhe mbasi bënte një gjyq, sado hipokrit dhe i manipuluar të ishte ai, të hiqte qafe në emër të popullit dhe atdheut. Shkurt, diktatori kishte një teori/ideologji apo formulë jetëmarrëse. Po Edi Rama e Sali Berisha më parë, ku e kanë teorinë e tyre vrasëse? Në emër të kujt, apo cilës ideologjie u dekoruan ish xhelatët e bijve tanë?

alfred moisiu dhe at zef pllumiPara ca javësh ambasadori amerikan, vizitoi rrënojat e burgut të Spaçit. Ai e bëri këtë gjest për t’i dhënë një mesazh sensibilizues shoqërisë shqiptare dhe veçanërisht qeverisë shqiptare, se vuajtjet e së kaluarës nuk duhen mohuar, dhe vrasësit nuk duhen falur. Gjeste të tilla humane, i ka bërë vazhdimisht edhe ambasadori gjerman në Tiranë i cili do të përpiqet që Gjermania të rinovojë ish burgjet e diktaturës me fondet gjermane. Po qeveria e Edi Ramës si reagoi? Reagoi siç reagojnë diktatorët. Plumbit të drejtësisë së ambasadorit amerikan dhe atij gjerman, ai iu përgjigj me plumbin stalinist. Plumbat që i shpuan zemrat bashkatdhetarëve tanë, gjatë diktaturës hoxhiste, ai i shkriu së bashku me Ministren e tij, Mimi Kodheli, dhe me to, bëri 1000 dekorata. Me duhet të them, se 10% e 1000 dekoratave duheshin dhënë. Midis rradhëve të ushtrisë pushtuese të Enver Hoxhës, ka pasur edhe partizanë idealistë, të cilët i besuan ëndrrës komuniste, për një Botë të barabartë, pa varfëri dhe mizerje. Pra, ata e meritojnë dekorimin. Të tjerët JO! Aq më pak, vrasësit dhe torturuesit e diktaturës hoxhiste.

Dhe e gjitha kjo, po e përsëris, ndodh në një Shqipëri që fizikisht nuk është e izoluar me tela me gjemba. Duket qartë se si qeveritë paraardhëse, si kjo e Edi Ramës, janë të vendosura që drejtësisë shqiptare, të vazhdojnë tia kthejnë rrënjët nga dielli. Ato nuk kanë kurrë ndër mend që ta distancojnë Shqipërinë nga e kaluara vrastare. Sa më shumë rritet presioni i Evropës dhe Amerikës ndaj qeverisë Rama, aq më të egra dhe staliniste janë kundërpërgjigjet e saj. Perëndimi ulërin: fusni në burg nja 1000 gjyqtarë. Qeveria e Ramës i përgjigjet duke akorduar 1000 dekorata turpëruese dhe duke e shfajësuar ish drejtorin e Bankes Shqiptare, Fullanin prej skandalit gjigant ku u grabitën dhjetra miliona euro. Të njëjtin fat pati edhe mega-korrupsioni i Ilir Metës me kompaninë e energjisë ceke. Ndërkohë që burgjet shqiptare ziejnë nga fukarenjtë dhe barkboshët, që u hodhën mbrapa hekurave për mospërmbushjen e detyrimeve të tyre financiare, 1000 herë më të vogla, krahasuar me milionat e grabitura prej elitës qeveritare.

Elita intelektuale shqiptare, në vend që të rrisë presionin për hapjen e dosjeve, merret me suksesin e saj personal ose implikimin minimal të pjesëmarrjes së disa personaliteteve shqiptare me qeveritë fashiste dhe atë naziste. Sulmi i tyre ndaj atyre figurave që dikur themeluan shtetin shqiptar ka qenë dhe vazhdon të jetë i sinkronizuar dhe organizuar deri në detaj. Paskal Milo, Ben Blushi, Ben Andoni, e shumë shkrimtarë të tjerë përpiqen që ta anashkalojnë gropën galopante të Enver Hoxhës ku prehen mijëra viktima të tij, dhe merren me periudhën e fashizmit. I. Kadare, Fatos Kongoli, Rexhep Qosja heshtën dhe vazhdojnë të heshtin, ndaj ngjarjes kulminante të para disa ditësh. Dekorimi i kriminelëve përbën fundin e lirisë dhe shpirtit të drejtësisë për një vend. Të mos e dënosh një kriminel përbën krim. Ta dekorosh ATË përbën super krim.

Dhe e gjitha kjo, ndodh në vitin 2015 paçka se Evropën e kemi mbrapa nesh. Edhe Amerikën po ashtu. E megjithatë, Edi Rama me kompaninë e tij, duke përfshirë edhe opozitën janë të vendosur që litarin tia mbajnë të shtrënguar fort në fyt shqiptarit. Axhenda e tyre ruan plane afatgjatë. Atë axhendë e përdor edhe opozita. Ato janë të vendosura që të mos i dënojnë kurrë krimet e Enver Hoxhës. Pjellat e tij, si Berisha, si Rama, po ecin në gjurmët e tij. Ndërkohë që shqiptari po merr dhenë nëpër Botë, Edi Rama, hap ekspozita për pikturat e tij, pak a shumë, si Enver Hoxha dikur, që paguante mijëra dollarë për të shpërndarë veprat e tij me kopertinë të kuqe, në tregjet e letërsisë botërore. Përkrah korrupsionit prej kamikazhi, POLICIA LETRARE HOXHISTE, po përforëcon modelin e intelektualit hoxhist/stalinist. Artin, e kanë uzurpuar gazetarët ose shkrimtarët e kompromentuar. Ata pra, zotërojnë edhe portofolin,, por kontrollojnë e shijiojnë edhe shkëlqimin e artit, sado mediokër dhe i padritë të jetë ai. Kësaj i thonë, një diktaturë e dyfishtë.

Çdo lloj letërsie apo shprehje artistike që i kundërvihet fytyrës diktatoriale të qeverive shqiptare, mbahet prej “policisë letrare post-hoxhiste:”, jasht dere. Universitetet, dhe skollat e mesme shqiptare, ruhen me automatikë nga militantët dhe servilët . Vuajtjet dhe torturat e diktaturës hoxhiste nuk janë përfshirë fare në tekstet mësimore. Brezat e ardhshëm po rriten me tekste historike dhe letrare, që të kaluarën e zezë e kanë mbuluar me kapakun e turpit. Pra, rrugë të mesme për qeverinë e Edi Ramës nuk ka. Ajo përdor moton e Enver Hoxhës. Ose me ne, ose shporru! Nëse Enver Hoxha, dje e burgoste disidentin, sot, Rama, u jep valixhen e arratisë. Burgjet e Spaçit apo Burrelit, janë shpërngulur në Perëndim, ose në kafenete idiotizuese.

at zef pllumi bijte e vetDhe e gjitha kjo ndodh m’u në mes të ditës me diell, përpara syve tanë. Ata e dinë se çfarë bëjnë. Ndodhen përballë një populli të tredhur, të mpirë, të izoluar dhe braktisur si nga politika ashtu edhe artistët. Kështu që, dekorimi i kriminelëve të Enver Hoxhës, nuk ka qenë kurrsesi i rastësishëm. Kjo është një pasojë e shkatërrimit total të çdo vlere të bukur që e bën një vend të dallojë nga xhungla e Amazonës. Kurrë nuk kam qenë kaq i hidhëruar si sot! Shpresa po më sos. Edhe durimi po ashtu. Kam frikë se ky vend kurrë nuk do të bëhet! Por edhe nëse do të bëhet, do të jetë një rastësi, ose një gabim fatal që do ta bëjnë vetë bishat komunise duke u bërë kamikazhi i vetvetes!.
Sidoqoftë, shenjat tregojnë se korbat do të vazhdojnë të krrokasin edhe shumë pranvera të tjera…

Po nuk u anulluan dekoratat e ish kriminelëve të Enver Hoxhës, hapja e dosjeve do të jetë tallja dhe përdhosja më e madhe që mund t’i bëhet viktimave të diktaturës. Për këtë përgjegjëse është qeveria e Sali Berishës, që i ngopi spiunët dhe xhelatët me pensione dhe privilegje, si dhe qeveria e Ramës me Ministren e tij Kodheli, që akordoi dekoratat kriminale. Natyrisht, që bashkëpërgjegjës është edhe populli shqiptar që i zgjodhi, i zgjedh dhe që me sa duket, do të vazhdojë t’i zgjedhë vrasësit e fëmijëve, të afërmve ose fqinjve të tyre!!

Share: