Home KRYESORE Vendimi i Kushtetueses ekuilibron ballance mes administrates dhe biznesit

Vendimi i Kushtetueses ekuilibron ballance mes administrates dhe biznesit

Klodian Tomorri

Pezullimi i ligjit famekeq te gjobave nga Gjykata Kushtetuese nuk eshte nje fitore vetem e biznesit, por e te gjitheve. Pervecse nje akt i mbushur me mllef dhe urrejtje, ai draft ishte nje atentat i paster ndaj Kushtetutes, nje sulm i drejteperdrejte mbi lirine. Kjo sepse ligji godiste ne zemer nje nga parimet fondamentale te doktrines juridike; proporcionalitetin.

Proporcionaliteti eshte kriteri i ndershmerise se ligjit. Eshte instrumenti qe vendos ekuilibrin mes shkeljes dhe mases korrektuese, pra mes demit dhe denimit. Ne termat e atij ligji sipermarrja denohej me vdekje edhe per shkelje te lehta qe mund te buronin nga gabime njerezore

Pezullimi i draftit deri ne nje vendim perfundimtar rikthen sadopak ne ekuliber balancen e deformuar mes administrates dhe biznesit. Por mbi te gjitha eshte zmbrapsja e nje sulmi te drejteperdrejte mbi lirine.

Share: