Home KRYESORE Vendimi i Kushtetueses ne Kosove, Moment reflektimi dhe jo revanshi politik dhe...

Vendimi i Kushtetueses ne Kosove, Moment reflektimi dhe jo revanshi politik dhe etnik

Nga Lisen Bashkurti

Vendimi I Gjykates Kushtetuese te Kosoves per asociacionin e komunave me shumice serbe ne Republiken e Kosoves eshte I arsyeshem, I dobishem dhe I drejte. Me kete vendim Gjykata Kushtetuese e Kosoves deshmoi pavaresi, profesionalitet dhe integritet te larte.

Me rendesi tanime eshte reflektimi serioz I gjithe aktoreve dhe faktoreve institucional, politik dhe etnik ne Kosove. Qeveria lypet te nxjerre mesime serioze, ne menyre te vecante per cdo hap ne marredheniet nderkombetare, ne politiken e jashtme dhe diplomaci. Sfidat e Kosoves ne keto fusha mbeten te medha. Politika e jashtme dhe diplomacia e Kosoves lypet te clirohen urgjentisht nga dietantizmi, partikularizmi dhe klanizmi e te vihen seriozisht mbi baza te pjekura e profesionale.

Koalicioni opozitar luajti rol shume te rendesishem politik per sensibilizimin e opinionit publik kombetar dhe nderkombetar mbi paqartesite dhe rrezikshmerite qe buronin nga krijimi I asociacionit te komunave me shumice serbe ne Kosove. Natyrisht edhe koalicioni opozitar lypet te nxjerre mesimet e veta, sidomos ne respektimin e institucioneve dhe sjelljeve demokratike dhe frymes bashkepunuese nderkombetare.

Komuniteti serb dhe perfaqesuesit e tij ne Kosove nevojitet te reflektojne me vetepermbajtje. Vendimi I Gjykates Kushtetuese nuk cenon asnje liri dhe te drejte njerezore dhe etnike te tyre ne Kosove. Perkundrazi ky vendim hape rruge per zgjidhje me te drejta dhe me te qendrueshme te marredhenieve nderetnike ne Kosove dhe te normalizimit te metejshem te marredhenieve ndershteterore Kosove-Serbi.

Tani eshte momenti qe te gjithe aktoret dhe faktoret institucional, politik dhe etnik ne Kosove te reflektojne seriozisht. Ky reflektim kerkon qe te shmangen dukurite e revanshit politik dhe etnik. Eshte momenti qe Kosova t’i rikthehet normalitetit institucional, politik, e nderetnik si dhe perkujdesjes se perditshme e me serioze per zhvillimin ekonomik e social te vendit.

Te gjithe nevojitet te kuptojne se vendimi I Gjykates Kushtetuese te Kosoves per asociacionin e komunave me shumice serbe ne Kosove nuk eshte humbje per askend, pra eshte nje fitore pa te humbur.

Share: