Home KRYESORE Vrima apo gropa nuk janë veçse viktimat, çfaj kanë ato !

Vrima apo gropa nuk janë veçse viktimat, çfaj kanë ato !

Nga Artan Fuga

Ore miq,

çfarë bote e çmendur jashtë facebook-ut, mo? :) Dalin nga tema robt.

Problemi nuk është se kujt iu dha çmimi i burokracisë shqiptare për poezi a letërsi, a bibliofili…

Se mesa di unë bibliofilia është dashuri për librin, jo dëshirë për të bërë librat.

E merr një bibliograf, studjues, bibliotekar, dokumentalist, është ndjenjë dhe dashuri për libri, jo për të bërë libër.

Edhe Lumua, që e mori lumi e mori, nuk ishte poet por bibliograf, bibliofil.

Kaos total.

Problemi nuk është kush e fitoi çmimin, vrima, gropa, pusi, apo patatja, kastraveci apo qysqia… Të gjithë mund ta fitojnë.

Problemi është se kemi arritur në pikën ku cmimet për art po i jep administrata, po i japin zyrat, ministrat, zëvendësiministrat, shteti dhe përfaqësuesit e tij më të lartë, dhe nuk u skuqet syri as goja fare.

Ore, kaq shumë t’u ketë hipur mendja mbi veten sa ta dinë se janë edhe kritikë letrarë dhe të artit!!!

Por, e ka thënë dhe vulos Platoni para 2500 vjetësh mo, shtetari dhe artisti janë armiq të papajtueshëm me njeri tjetrin. Askush nuk i bën dot të dyja. O në shtëpi o në mulli! O gjalpin o paret e gjalpit.

Përndryshe na vjen Zhdanovi përsëri….

Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe xhandar dhe prift.

Vrima apo gropa nuk janë veçse viktimat, çfaj kanë ato !

Share: