Home KRYESORE “VRIMA” E RITES DHE GROPAT E QEVERISE!

“VRIMA” E RITES DHE GROPAT E QEVERISE!

Nga Alban BALA

E kam te veshtire te mendoj si duhet te jete ndjere ministrja e Kultures Mirela Kumbaro ”“ kur artdashesit masivisht jane tallur me cmimin e fundit qe ministria e kultures I akordoi Rita Petros per Vrimen e saj. Kam parasysh nje njeri familjar, nje njeri te kultivuar e te kujdesshem qe ndoshta eshte e vetmja prej te gjithe kabinetit qe ka treguar me se shumti rezistencen morale njerezore ”“ sado te perkulur ”“ duke u perlotur pas komunikimesh ne publik me shefin e saj.

Por padyshim zgjedhja nuk mund te jete e Ministrise se Kultures. Qofte edhe per etike formale me nje rreth njerezish te artit, Ministria e Kultures edhe ne situatat me flagrante, nuk do mundej kurre te perzgjidhte ate tekst per poezine me te mire te botuar ne Shqiperi pergjate nje viti. E para, sepse ai tekst nuk ka asnje lidhje me letersine. E dyta, sepse ai tekst ben me turp edhe nje punetore seksi me dimensionin e pamase te vulgaritetit dhe neverise. E treta, sepse guximi per te promovuar shteterisht nje shtrat te tille “kulturologjik” perben krim ”“ ne kulturen dhe ne edukimin e nje vendi.

Do te ishte gjithashtu shume e lehte qe te paragjykoja faktin se pas atij cmimi qendron vetem psika e semure e nje njeriu qe qeveris Mirela Kumbaron dhe mjedisin shqiptar. Edi Rama I vuri fytyren e tij Vrimes se Rita Petros per te prodhuar ndoshta te vetmin precedent, kur nje kryeminister merr persiper te mbroje nje “Mision te Pamundur”.

Deduksioni normal do te ishte se pas atij cmimi qendron nje njeri qe ka jetuar me parametrat me liberale te imagjinueshem, fotot nudo te te cilit I kane hapur karrieren politike, qendron nje njeri per te cilin cdo qytetar di me shume lidhjet fatkeqe te dashurise te permbyllura me dhune dhe shemti sesa sukseset… Ky njeri eshte Edi Rama. Do te ishte e lehte e permbyllej se pas atij cmimi qendron psika sadomazokiste dhe deformimi kulturor dhe emotiv I Kryeministrit. Por persa kohe ai e mveshi kete mission publikisht, une jam I prirur te mendoj ndryshe.

Te Qeverisesh Permes Diversionit

Fundi I vitit eshte nje periudhe konkluzionesh, analizash, gjykimesh konkrete qe konsumohen publikisht. Qeveria sigurisht eshte e vetedijshme se per te kjo do te ishte koha per te matur dimensionet e gropes ku e ka futur vendin.

Per te shmangur kete moment, Kryeministri perlyu me turp ndoshta te vetmen ministri qe ende nuk perflitej per skandale. Duke ju treguar shqiptareve Vrimen e Rita Petros Kryeministri shpreson se shqiptaret nuk do te shohin gropen e qeverise.

Kjo nuk eshte e hera e pare qe nje qasje e tille aplikohet ne Shqiperi. Berisha ftonte shoqaten e LGBT dhe riciklonte diskutimin per ligjin pro tyre sa here I duhej qe publiku te mos merrej me problemet substanciale qe kishte vendi.

Nano I kishte shakate edhe me te renda ”“ ndersa shkarkonte ministra rendi me protesta gazetaresh. Te gjithe e mbajne mend filmin Wake the Dog ”“ me Al Pacino dhe Robert Deniro, i cili pararendi luften ne Ballkan si mbulese per skandalin seksual te presidences amerikane.

Praktika eshte padyshim nderkombetare dhe Edi Rama nuk po shpik “Vrimen” ne kete perpjekje per te mbuluar gropen e qeverise se tij.

Ai thjesht po deshmon se e konsideron qeverine e tij nje Vrime ku mund te thure cdo cmenduri e ne fund ta shese per art. Kjo ngjarje eshte misherim, metafore dhe pasqyre e asaj qe po ndodh nen kete qeverisje.

Atij pak I intereson nese e njollos en block te gjithe qeverine per deshtimet e tij ”“ kur mund te kishte dhe perjashtime te natyrshme.

Ky provokim I ulet ne kurriz te artit dhe kultures shqiptare nuk eshte tjeter vecse deshmi sesa te pavlere e konsideron qytetarin e tij Kryeministri I vendit dhe kabineti I tij I mbushur me Vrima qe presin cmime politike ne shkembim te perdhunimit psiko-moral.

Ftoj znj.Ministre te jape doreheqjen. Ky vend nuk mund ta gjeje dinjitetin nese ky process nuk nis nga kultura.

Share: