Home KRYESORE Z.Rama në Sarandë lere ironinë e prishjes se planeve urbane me verior!

Z.Rama në Sarandë lere ironinë e prishjes se planeve urbane me verior!

Nga Artur Roshi

Në fakt ka kohë që konotacioni negativ i fjalës veri është zhdukur nga fjalori edhe i qytetarit më të rëndomtë. Ky konotacion në fakt e ka origjinën në propagandën e Partisë së Punës për të justifikuar varfërinë e regjimit që kish pllakosur vëndin. Sot shumë shqiptarë janë bërë nënshtetas europianë me të drejta të njëjta me qytetarët e atyre vëndeve. Në këtë realitet shqiptaret i pranon Italia,Franca,Gjermania, etj ndërsa kryeministri nuk pranon që një qytetar nga veriu i Shqipërisë të jetojë në jug të Shqipërisë apo anasjelltas. Ky është një diferencim që kryeministrit i rrjedh prej politikës dhe ka lidhje me mënyrën e votimit djathtas. Ngushëllimin e humbjes së një milion votave nuk e gjen dot as tek Jugu i Shqipërisë që voton vetëm majtas. Kjo mënyrë votimi nuk është krenari sepse të votosh të majtën do të thotë të votosh kundër sistemit kapitalist, do të thotë të votosh kundër kapitalit, do të thotë të votosh kundër mirëqenies, do të thotë të votosh kundër të ardhmes së lumturisë të fëmijëve tanë.

Share: