Home KRYESORE Z. Valiaj transporti urban duhet marre ne dore nga Bashkia

Z. Valiaj transporti urban duhet marre ne dore nga Bashkia

Nga Elvin Meka

Kjo menyre organizmi i dhenies me koncesion te nje sherbimi te tille vital, sic eshte dhe sherbimi urban i kryeqytetit, eshte shantazh i perhershem ekonomik dhe pa pike kuptimi. Ky lloj koncesioni eshte provuar i deshtuar qe ne krye te heres!!!

Ky lloj sherbimi duhet te merret persiper nga Bashkia e Tiranes, duke ngritur nje shoqeri tregtare, ose teresisht ne pronesi te saj, ose ne partneritet publik-privat.

Kostot e investimit fillestar dhe ngritjes se shoqerise mund te mbulohen lehtesisht nepermjet perdorimit te obligacioneve bashkiake afatgjata, duke permiresuar cilesine e sherbimit, por duke i ofruar tregut, bankave dhe individeve edhe nje instrument financiar me shume, ku mund te investojne dhe te jene drejtperdrejt te interesuar, shoqerisht dhe financiarisht. Kjo shoqeri madje mund te themelohet edhe me aksione, qe nje dite te bukur te mund te kuotohet edhe ne burse.

Zgjidhjet jane te thjeshta, kane qene gjithnje aty, mjaft te ekzistoje deshira e mire, pasi profesionalisht ekspertiza ne Shqiperi nuk mungon ne kete drejtim, z.Erion Veliaj!

Share: