Home KRYESORE Qeveria e Enver Hoxhës dhe njohja nga Aleatet Perendimore…

Qeveria e Enver Hoxhës dhe njohja nga Aleatet Perendimore…

Nga Romeo Gurakuqi

Qeveria e Perkohshme e Enver Hoxhes, nuk ka qene nje qeveri e njohur nga Aleatet Perendimore dhe e ka leshuar Kosoves para nje vendimi nderkombetar te njohur
Ne muajin shtator 1945 u zhvillua ne Londer, Konferenca e Ministrave të Jashtëm te Aleateve Antifashiste me pjesmarrjen edhe te ministrave te jashte te vendeve Ballkanike. KOnferenca do te merrte vendimee përsa i përket të ardhmes së kufijve të Italisë, Greqisë, Jugosllavisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Shqipëria, edhe kësaj radhe e gjente vehten të papërfaqësuar si rezultat i mungesës së një qeverie të ligjshme dhe me gjysmën e territorit të saj të lënë jashtë kufijve të shtetit amë, ndërkohë që në Shqipëri një klikë komuniste që ishte zgjatim i PKJ, kishte pranuar në heshtje fatin e gjysmës së kombit nën Jugosllavi. Pra, duhet te thuhet e verteta se Qeveria e Perkohshme e Enver Hoxhes, Jo gjate luftes, por edhe ne periudhes 10 mujore pas saj, ka qene nje qeveri qe nuk eshte njohur nga Britania e Madhe dhe SHBA

Ne lidhje me krijimin e nje klime neutrale politike ne Shqiperi dhe per t’i dhene mundesine popullit shqiptar per te zgjedhur vete lirisht formen e rejgimit jane bere disa nderhyrje, mes te cilave une dua te vendos ne dukje ate te bere nga Mehmed Konica, vellai i Faik Konices Ai beri nje ndërhyrje energjike në FO bëri me datën 15 shtator 1945, për të disaten here, në cilësinë e Presidentit të Komitetit Shqiptar. Telegrami në fakt adresohej në Konferencën e Ministrave të Jashtëm në Londër. Ai clirimi i tiranes4paraqiti këto kërkesa në emër të të gjithë emigrantëve shqiptarë në Itali që u përkisnin partive të ndryshme politike. Së pari kërkohej Ndërhyrja Aleate në Shqipëri me synimin me i dhanë fund regjimit aktual të terrorit në vend, që mbahej prej një grushti njerëzish që kanë kapur pushtetin me forcën absolute dhe të cilët burgosin, gjykojnë dhe ekzekutojnë njerëz arbitrarisht, zaptojnë dhe konfiskojnë prona dhe janë shkaktarë të Luftës civile, që tani është duke shkretuar malet e Shqipërisë, sikurse Misionet Aleate mund ta deshmojnë. Ndërhyrja do të mundësojë popullin shqiptar me shpreh vullnetin e tij mbi regjimin e vendit përmes zgjdhjeve të lira dhe të ndershme. Së dyti, Mehmet Konica kërkon hedhjen poshtë të pretendimeve greke mbi një modifikim të kufijve jugor të Shqipërisë, duke pasur parasysh se kufiri është tashmë përcaktuar prej Konferencës së Londrës më 1913 dhe prej Deklaratës së Parisit të katër Fuqive në vitin 1921 dhe pranuar prej Greqisë. Së treti, Konica kërkon njohjen e të drejtave të Shqipërisë mbi Kosovën dhe rajonet e tjera etnike të banuara prej një popullsie shqiptare. Kjo popullsi duhet të lejohet t’i bëjë një referendum të ndershëm në ato rajone, sipas parimeve të vetvendosjes të popujve bazuar mbi Kartën e Atlantikut

(PRO.FO.371.48083, R 16070/46/90, The Future of Albania, Copy of a telegram addressed to the Conference of Foreign Ministers, London, From Mehmed Konitza, Rome to Foreign Office, London, received 15th Septermber 1945, )

Shqiptarë të tjerë, mes të cilëve Tajar Zavalani, ndjehen të surprizuar nga mos përmendja e Shqipërisë nga deklaratën e gjërë për politikën e jashtme britanikë. Kështu i shkruan ai deputetit John Parker në Dhomën e Komuneve, vendi im është ende jo ekzistues nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare. Ai është i zhgenjyer edhe me perspektiven e njohjes së pakushtezuar të qeverisë së Enver Hoxhës, në një kohë që në vend gjerat ishin përkeqësuar në muajt e fundit. Ai i shpjegon se i ashtuquajturi FNÇ nën udhëhëqësinë ekskluzive të një grushti komunistësh, ishte duke ndërmarrë një politikë të pamëshirshme diktatoriale të terrorit me qellim që me mbajtë pushtetin. Mijëra njërëz janë arrestuar nisur nga përspektiva partizane, qendronin në burgje me akuza të paspecifikuara dhe pa një përspektivë të një gjykimi të shpejtë dhe të ndershëm. Ai i kërkon deputetit britanik se e vetmja mënyrë për me e zhbllokue këtë situatë për HMG me bë një deklaratë formale në të cilen të përcaktohen kushte mbi të clat kjo qeveri do të jete e përgatitur me e njohtë një qeveri shqiptare të përgjegjshme dhe përfaqësuese. (PRO.FO.371.48083, R 16130/46/90, Condition in Albania, Tajar Zavalani to John Parker, M.P., 1 September 1945)

Enver-Hoxha-Josif-B.-Tito.-Viti-1946Nje Memorandum tjeter ka paraqitur në FO me 14 shtator 1945 nga Mr. F.L. Kerran, në të cilin jepet pikëpamja e tij mbi situatën e Shqipërisë dhe përspektiven e saj të ardhshme. Letra është dërguar në prag të Konferencës së Ministrave të Jashtëm në Londër që ishin duke marrë vendime përsa i përket të ardhmes së kufijve të Italisë, Greqisë, Jugosllavisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, kur Shqipëria, edhe kësaj radhe e gjente vehten të papërfaqësuar si rezultat i mungesës së një qeverie të ligjshme dhe me gjysmën e territorit të saj të lënë jashtë kufijve të shtetit amë, ndërkohë që në Shqipëri një klikë komuniste që ishte zgjatim i PKJ, kishte pranuar në heshtje fatin e gjysmës së kombit nën Jugosllavi. Në thelb, ai i kërkon hartuesve të politikës së jashtme britanike, se pretendimeve të mbretit Zog si kryetar Kushtetues i Shtetit Shqiptar, prej HMG duhet t’i jepen të drejta njohjeje të barabarta me ato të drejta që mund t’i jepen Enver Hoxhës. Vendimi mbi pretendimet rivale do të duhet të jepet prej popullit shqiptar, nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, nën mbikqyrjen dhe kontrollin e një Misioni Ushtarak Anglo-Amerikan. Kjo zgjidhje, në këndvështrimin e tij, të cilin unë e gjykoj shumë të drejtë dhe të arsyeshem, por larg ndjeshmërisë së politikës dhe mundësive të politikës aleate të ditës, do të merrte mbështetjen dërmuese të popullit shqiptar. Për të realizuar këtë plan, ai propozonte këto rekomandime:

1. Formimin e një qeverie tranzitore (interim government) të përbërë nga të gjitha fraksionet. Kjo qeveri e përkoheshme do të përgatiste listen elektorale të votuesve dhe do të ndërtonte makinerinë e votimit;

2. Një amnisti politike do të duhej të shpallej dhe shqiptarët në Itali dhe gjetkë do të duheshin të lejuar që të ktheheshin në vendin e tyre. 3. Mbreti Zog do të duhej të lejohej që të kthehet në Shqipëri dhe të mbetej atje derisa një zgjedhje demokratike të vendosnin për statusin e tij të ardhshëm” (PRO.FO.371.48083, R 16069/46/90,

The Future of Albania, Memorandum from Mr. F.L.Kerran, 14 september 1945. “As the present government of Albania under General Hodja or the constitutional claims of King Zog are not recognized by the Great Powers, Albania’s interests are completely unrepresented. In view of the territorial claims of Greece against Albania (which have repeatedly been rejected by International Commissions, including the League of Nations) the country stands in danger of losing nearly half of her pre-war territory and thereby making her economic existence as an independent State, impossible. Although the British, Americans and Soviet governments have officially guaranteed the future independence of Albania, the fact remain that if the Greek claims on Albania are conceded, independent life would be impossible. However, many factions may exist in Albania or outside the country; all Albanians are united on the question of the territorial integrity of the country and will struggle to the end to preserve it. The present government of General Hodja is a Communist controlled dictatorship whose rules of the country is by methods of terror and of a police state, and whose sole outside supporter is Marshall Tito- the only state to recognize General Hodja in Tirana. Thousands of anti-Tito Albanians have fled enver_hoxha_nick_kukichabroad or are hiding in the mountains. Hundreds, if not thousands, of Hodja opponents have been liquidated and many thousand are in concentration camps. Before the war hardly a handful of communists existed on Albania, and today they are still a small minority party. It is regrettable that the arms with which they keep the country in subjection have some mainly from Britain. There is little doubt that Albania is to be drawn within the Pan-Slav sphere of influence, which besides absorbing Albania would menace Greece and dominate the Adriatic. Only a free and independent Albania would avoid any danger to her neighbors and functions as a right of way from the west to east and from east to west. British interests are unlikely to foster communist influence in this part of the Balkans and this, no doubt, is the explanation of the non ”“ recognition of General Hodja regime. There is at the moment only one challenger to the power of General Hodja and that is King Zog who still has a very large following in Albania. He, juridically and constitutionally, is still the head of the Albanian State. In the many appeals and statements made by King Zog, he stands for Western democratic principles. He asserts the right of the Albanian people to decide their own form of government including that of his own position as Monarch of Albania. To my personal knowledge, King Zog would be most happy to collaborate with the British Government. During his long stay in this country His Majesty has become completely absorbed with British ideas of freedom and democracy and his son is being educated by an English tutor in preparation for an English public school.”)

Duket se Aleatët Perëndimore janë të dorëzuar para faktit të kryer, të realizuar nga komunistët. Duke mos pasur interesa të drejtpërdrejta, ata nuk kanë menduar zgjidhje tjetër të problemeve të dukshme me lirinë, përveç presionit diplomatik, i cili do të rezultojë aspak efikas për mendësinë revolucionare dhe diktatoriale të një aventurieri që kishte kaluar dramen e mbijetesës në malet e Shqipërisë në dimrin 1943-44 dhe kishte një mbështetje të fuqishme nga një ushtri e një vendi që përherë kishte operuar përkundrejt interesave të Shqipërisë (Serbia), të cilit i kishte dhuruar Kosovën dhe gjithë Tokat e Lirueme. Duke mos e konsideruar rikthimin e legalitetit institucional të para 7 prillit 1939, tashmë një opsion, për shkak të raporteve të krijuara nga qeveria britanike me ish Mbretin Zog, i cili megjithate ndodhej në Angli, FO nuk u tregua e ndjeshme edhe ndaj thirrjeve të ardhura nga zëra të ndryshem influentë brenda këtij shteti

Deklaratat per njohje me kushte do vijne dy muaj me pas por ato asnjehere nuk do te konkretizohen me vendosjen e marredhenieve diplomatike. Kjo histori e dyte do te jete ne informacionet vijuese….

Share: