Home KRYESORE Prodhimi i automobilave rusë zhvendoset nga Turqia në Serbi

Prodhimi i automobilave rusë zhvendoset nga Turqia në Serbi

Duket se vizita që bëri ne Beograd zëvendëskryeministri rus, Dimitrij Rogozin ka qene e sukseshme. Mediat ruse kanë njoftuar se prodhuesi më i madh i automobilëve dhe kamionëve, “Avtovaz”, “Kamvaz” dhe “Gaz” do të bartin prodhimin e auto-komponentëve nga Turqia në Serbi. Siç duket e gjithë kjo do të mund të t’i sillte firmave serbe 30 milionë dollarë fitime në vit. Ky zhvillim filloi pas deklaratës së zëvendëskryeministrit rus Rogozin, i cili para mediave tha se deri tani pjesët për prodhimin e linjës së kombibusëve “gazela” janë prodhuar në Turqi dhe që për shkak të situatës aktuale, Rusia dëshiron që këtë prodhim ta transferojë në Serbi, sepse e konsideron të aftë ekonominë serbe të realizojë këtë veprimtari. Pertej deklaratave ky zhvillim eshte qartazi politik e vjen pas marredhenieve te veshtira Rusi – Turqi.

Share: