Pas më shumë se 4 orësh bllokimi të mësimit ne Fakultetit e Shkencave Sociale, studentët e këtij fakultetit me ngulmimin e tyre arritën të imponohen që tu plotësohej një prej kërkesave. Burime nga organizatoret e studenteve njoftojnë se sipas kancelares së Fakultetit të gjithë studentët, të cilët nuk kanë mundësi financiare, që të paguajnë tarifat e kripura studimore, do t’u jepet mundësia që ta paguajnë me këste deri në fund të këtij viti akademik. Një vendim që pritet të afishohet ditën e nesërme, përndryshe – thonë studentet e Lëvizja per Universitetin-  do të vazhdojmë rezistencën derisa kërkesat tona të plotësohen tërësisht!