Home KRYESORE Taulant Balla per Spiro Kseren

Taulant Balla per Spiro Kseren

Pas arrestimit të ish-ministrit të Berishës, deputeti socialist Taulant Balla shkruan se në zyrën e Spiro Kserës në godinën e Ministrisë së  Punës, Çështje Sociale e Shanseve të Barabarta ka pasur edhe vaskë dhe sauna duke bërë të qartë dhe luksin e shpërdorimin e parave publike. Por deputeti Balla nuk na thote nese ne zyrat e ministrave te tanishem ka gjera te tilla lluksi ose jo! Kur ne fakt dihet qe kjo qeveri ka bere shume punime ne zyrat e shtetit duke shpenzuar jo pak…! Ja cfare shkruan deputeti i Librazhdit Taulat Balla duke publikuar foton e atashuar ketij artikulli:

“Arrestohet ministri i punëve të Sali Berishës. Spiro Ksera, ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e korruptuar te Sali Berishes është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia e Gjirokastrës. Për arrestimin e tij është zbatuar një urdhër i prokurorisë së Tiranës i mbështetur në një vendim të gjykatës.

 Ksera akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën për disa tendera gjatë kohës që ishte ministër. Hetimet kishin nisur prej dy vitesh dhe dyshohet se ai ka abuzuar për një shumë rreth 300 milion lekë për tendera në organizmin e disa aktiviteteve të ministrisë. Si bashkëpunëtor i tij dyshohet se ka qenë edhe Klevis Bitro, ish-shefi i kabinetit i cili është aktualisht në burg për korrupsion. Ksera ishte ministër i punës nga viti 2009 deri në vitin 2013. Kush nuk e mban mend në zyrën e tij, u gjet vaskë me hidromasazh dhe sauna”.

Share: