Ish-kryetari dhe deputeti i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, thotë se, protesta e sotme e opozitës në Kosovës do të jetë paqësore dhe nuk do të përdoret dhunë e as do të qëllohet me gurë. Në një intervistë për “RTV21”, ai konfirmoi se, asgjë nga aktet e dhunës të ndodhura në protestat e mëparshme, nuk do të përsëritet. Kurti aktualisht është në arrest shtëpie, i akuzuar për gazin lotësjellës që kishte hedhur në Kuvendin e Kosovës.