Ne qendër te vëmendjes publike per reformën ne drejtësi është transferuar nga Kuvendi ne Këshillin e ministrave. Duket se kryeministri Rama duke moa marre pjese ne takimin e anuluar me kryetarin e parlamentit Ilir Meta dhe ministrin e tij te Drejtesise dhe me shume te vete Ilir Metes se i Edi Rames, Ylli Manjani. Duket se ka zhvillime intensive dhe presion i lartë mbi palët ne politike dhe ketë po e provon ne veten e pare dueti i ambasadoreve me aktive. Kështu mund të përshkruhet situata e fundit në vend, ku çështja e ditës është reforma në drejtësi debati mbi te cilën është transferuar jo rastësisht nga sallat e kuvendit ne kryeministri. Sot pasdite dy diplomatët më të angazhuar në këtë reformë, Romana Vlahutin e delegacionit te Komisionit Europian dhe Donald Lu ambasador i USA, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Dy diplomatët kanë qëndruar në zyrën e Ramës për më shumë se një orë. Nuk dihet çfarë u diskutua mes tyre. Sot kreu i LSI-së, Ilir Meta ka thënë prerazi se reforma nuk mund të miratohet pa votat e PD-së apo konsensus e opozitës.