Home I pakategorizuar Ambasadori Lu është njeri qe vepron dhe jo vetëm flet…

Ambasadori Lu është njeri qe vepron dhe jo vetëm flet…

Nga Indrit Nina

Ka një ndjesi te veçante kushdo qe lexon shpesh referenca apo shkrime dhe, akoma me shume editoriale nga emra te lakuar te opinionit publik. Merr me shume trajte zhvillimi kur emrat janë publicistë, personazhe te spikatur qe vijnë nga shoqëria civile . Dhe merr akoma me shume trajte te shquar kur emrat janë te lakuar nder vite dhe kane krijuar tashme një fizionomi te tyren ne panoramën editoriale dhe publicistike shqiptare, apo neper sallone diskutimesh politike e me gjere.

Une nuk do ti shkruaja kurrë këto rreshta jo sepse nuk me pëlqejnë polemikat, por sepse gjerat duhen thëne ashtu si duhet dhe pa komplekse. Te gjithë kemi te drejte te gjykojmë, por kemi me pak te drejte te paragjykojmë dhe akoma me shume kur diçka qe lëviz e është ne zhvillim si proces.

Ne vend qe te ofrohemi dhe ta mbështesim procesin e quajmë te mbyllur dhe referohemi asaj qe quhet periudhe e kaluar. Ne pergjithesi kush gjykon te tjerët dhe nuk afron zgjidhje, por behet zedhenes i tymnajës se thashethemeve me pretendimin e frikës se ndryshimit, është larg asaj qe kërkohet. Kjo nuk i heq te drejten askujt per tu shprehur, por dhe askujt te drejten per tju pergjigjur

Me erdhi ndërmend kur po lexoja disa rreshta te Fatos Lubonjës, një libër i gazetarit te njohur italian Beppe Severegni qe përshkonte një ditar te jetës se tij si korrespondent i i Corriere della Sera ne Washington DC . Nje libër i thjeshte me një kontekst familjar dhe akoma me shume me pjese jete dhe standardesh amerikane. Nje jete diametralisht e kundërt me ate evropiane ne çdo aspekt dhe se gazetari ka ditur ta shpjegoje shume mire dhe ne detaje.

Ju referova ketij libri dhe autori sepse e kuptoj dhe Lubonjen ne ate qe ai ka jetuar dhe mbi te gjitha dhe përcaktimet persa me sipër per demokracinë amerikane. I kujtoj qe Trump nuk është akoma i votuar dhe se akoma nuk janë bere te parat zgjedhje ne kampin republikan dhe akoma me shume ate demokrat. Jane exit polls dhe se exit polls nuk janë akoma materializuar ne vota.

Amerikanet dine te zgjedhin dhe besoj qe treguesit ne ketë aspekt, nuk është e nevojshme ti vejmë ne diskutim sepse janë te dukshme .Te percaktosh me epitete dike qe sipas teje voton dike, sepse ty nuk te pëlqen është normale. Po ashtu se besoj qe Lubonjes ti vinte mire qe ata qe votuan biznesmenin Berlusconi ne Itali meritojnë ketë epitet. Dhe Berlusca ndenji ne pushtet shume vjet.

Me kujtohet ditët e para kur ambasadori LU mori emërimin nga Senati dhe se duke qene qe kishte dy vjet qe lexonte dhe studionte shqipen me detaje ashtu si askush Ambasador i USA ne vendin tone, mbante shënim dhe jepte shume rendesi dhe detajeve me te vogla ne mënyre te tille qe te kishte një ide dhe panorame sa me te mire per politiken dhe shoqerine, kulturën shqiptare para se te vinte ne Shqipëri.

Nuk ka ardhe Mesia zoti Lubonja, por ka ardhe një diplomat qe është rritur me një kulture ndryshe dhe qe kërkon qe punën e tij ta beje sa me mire. Mesia, apo ambasadori ne kontekstin tuaj dhe qe ju e paragjykoni, nuk e njeh kulturën e kolltukut, por te energjive dhe pasioneve dhe mbi te gjitha te asaj qe i është ngarkuar ta coje deri ne fund. Se sa do ja arrije, kjo do te shihet kur te jete ulur sipari. Por, ne kete rast askush nuk mund te beje te diturin dhe te paragjykoje rezultatin. Kjo e hedh shpresën ne fund dhe dritës dhe behet zedhenes i frikes dhe jo i aspirates per ndryshim. Kjo është metastaza qe ka mbërthyer dhe ata qe e shikojnë metastazen kudo nga frika.

Nuk ka shtyse me te mire se ajo qe vjen nga nje vend i madh qe ka qene ne gjithsesi gjithmone ne krah te vendit tone te vogel. Ne nuk po mbeshtesim ambasadorin e nje vendi te madh, por politiken e këtij vendi te madh qe kërkon ndryshime rrenjesore te një sistemi qe ka prodhuar dhe prodhon korrupsion ne nivelet e drejtesise dhe politikes.

Duke ju bashkuar ngadalshmen korit te zërave qe kerkojne ndryshim jo vetëm me fjale por dhe me mbështetje, nuk kerkojme Mesiat por mbështesim njerëzit dhe politikat e tyre. Nese paragjykojmë bejme gabim, është e thjeshte. Ne rastin e mesiperm tashme pas 25 vjetësh koha është jo e atyre qe flasin, por e atyre qe veprojnë… dhe Ambasadori po vepron… Se sa do ja arrije qëllimet, kjo është per tu pare, por te mos nisemi kurrë nga eksperiencat e shkuara…

Share: