Home KRYESORE APEL REKOMANDIM DHE KRITIKË OPOZITËS!

APEL REKOMANDIM DHE KRITIKË OPOZITËS!

Nga Fadil Maloku

1.Opozita, nëse dëshiron ta kultivoj dhe ruaj respektin e ndërtuar në këta muaj…, duhet patjetër të distancohet nga format e dhunshme të demonstrimit.., madje edhe shkatërrimit të pasurisë së vendit!

2.Ndryshe, Ajo, shumë lehtë mund:jo vetëm ta lëndoj, por, edhe ta dobësoj kauzën (që u pa sot qartë si e pamjaftueshme!) e vetë fillestare mbi: demarkacionin dhe Zajednicen.

3. Sot, në Protestë pash shumë dobësi (organizative: përplot folklorizëm dhe improvizim!) dhe absurditete (fjalime të zbehta dhe pa përmbajtje thelbësore që do e elektrizonin masën!), si në: Platformë…, të cilës poashtu u pa qartë se i mungon ai elementi kyq i mobilitetit dhe jo përfaqësimit të shtresava sociale, që pushteti i josh me premtime (:rritje pagash, hapje te reja vende pune) dhe me stigmatizime për opoziten si: komuniste, fashiste, jokoreane, etj.

4.Opozita, pa KAUZËN (që i mungojnë; papunësia, varfëria, krimi, korrupsioni..) ; pa MËNYRËN e DEMONSTRIMIT të jodhunshëm!; dhe pa MASOVIZIMIN e të gjitha shtresave sociale…, asnjëherë s’do mund ta fundos këtë qeveri të dëmshme!

5.Duartrokitjet e zbehta (me ngjyra ekskluzive partiake!) në protestën e sotme, janë mesazhi më i mirë për folësit… se s’mjafton të ripërsëritën temat… që se “prekin” palcën e interest të qytetarisë…!

6.Pjesa më e mirë ishte ajo e demonstrimit të qetë, pa harlisje, dhe pa pompozitet… pra, ajo ndjenja e “peshës specifike” që (duhet ta tronditë cdo qeveri mashtruese po e formëson qytetaria ngadal, por, sigurt!

7. Ditët dhe javët në vijim do dëshmojnë: ose margjinalizim sistematik të opozitës (si “ndëshkim” nga qytetaria!), ose radikalizim të situatës (nga grupet e frustruara margjinale që s’i kontrollon ajo!) në drejtim të (mozallah!) ndonjë revolte masovike apo edhe luftës qytetare…!!!

Share: