Nëna e Klodi Lesit nga Rubiku, i ka bërë thirrje me lot në sy, të birit qe të dorëzohet dhe të mos e torturojë më djalin e vogël te vetin që ka rrëmbyer pas vrasjes së bashkëshortes së tij në Halkidiki, Greqi. Intervista e saj është transmetuar në emisionin grek “Tatiana Live”, me intervista, biseda, çështje kulture ndersa Klodi Lesi mbetet akoma ne arrati me te birin dhe ne kerkim nga policia greke. Në reportazhin e tij, gazetari grek ka filmuar hyrjen e qytetit të Rubikut, duke treguar se është vetëm një orë larg Tiranës dhe ka marrë rrugën pa rrugë me shkurre e ferra të fshatit ku jetoi Lesi dhe ku jeton nena e tij te cilen e ka intervistuar dhe tashme trasmetuar.