Home KRYESORE Armina rrëfen takimin e parë: Ja ç’më thanë Sali dhe Liri Berisha

Armina rrëfen takimin e parë: Ja ç’më thanë Sali dhe Liri Berisha

Duket se Armina Mevlani luksin që ka për tu veshur mjaft mirë e ka hobi për ta shfaqur atë në publik nëpërmjet postimit te shumta në rrjetet sociale. E ftuar në emisionin “Në shtëpinë ton딝 në “Top Channel”, Armina Mevlani është shprehur se nuk do t’i mësojë fëmijët e saj me veshje apo gjëra të tjera të shtrenjta. - “Mama bëhesh siç edukohesh nga prindërit dhe unë do të jem si mami im. Nuk do t’i mësoj fëmijët e mi me veshje apo brand-e të shtrenjta,” ka thënë Mevlani në studio duke shtuar se - “Mendoj që fëmijët duhet të luajnë në lagje, të hanë bukë me gjalp”. Melvlani që dëshiron që fëmijët e saj të kishin një fëmijëri sa më të thjeshtë dhe të lumtur e  pyetur për marrëdhënien e saj me prindërit e Shkëlzenit, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshorten e tij Liri Berisha, ka thënë se me ta ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe se e kanë mirëpritur që në njohjen e parë në një drekë familjare, raporton Albeu. - “Nëse ke mbështetje nga vjehrra që në fillim, atëherë çdo gjë shkon shumë mirë,” është shprehur ajo, duke shtuar se ndryshe nga shumë raste të tjera, ajo nuk është paragjykuar në momentin që i është bashkuar familjes së partnerit.

Share: