Nga Blerta Haxhiaj
Tre nga konceptet kyçe subjekti, çmenduria, seksualiteti manifestohen si konstruksione diskursive fondamentale shumë të fuqishme si pikë referimi nga pushteti, e cila në momente të caktuara në historinë njerëzore shërbejnë për disiplinimin dhe kontrollimin në sensin ekonomik dhe produktiv të trupit social. Karakteristike e shikuar si shtrirje, teknike kryesore e pushtetit, një formë e tij e cila është e drejtuar nga jeta kuotidiane që e karakterizon individin, shënjon individualitetin e individit, fikson identitetin, imponon një ligj të së vërtetës të cilin ai duhet ta pranojë dhe të tjerët ta pranojnë atë. Vullneti i lire eshte esencial per te determinuar se çfare, kush, si te jete normale dhe anormale.
Michel Foucault ka arkivuar diçka të rëndësishme dhe me të vërtete kreative në veprën mbi historine e çmendurisë gjatë periudhës të quajtur epoka klasike; ne fund shekujve XVI/XVII/XVIII perveç faktit që paraqet një konceptim zanafillor të termit ”˜çmendur’ autori ka zgjedhur të rikrijoje, shumicen nga dokumenta original, sëmundjet mendore, çmenduria dhe të paarsyeshmen siç ato kanë ekzistuar në kohën e tyre dhe në një prespektive përkatëse sociale. Në këtë kuptim është përpjekur të rikrijohet pjesa negative e konceptit, e cila ishte zhdukur nën influencen retroaktive të ideve të ditëve të sotme. Shumë libra historikë përsa i përket çrregullimeve psiqike janë shfaqur në të tashmen nën dritën e së kaluarës, ata sinjalizojnë se si ishte pozitive dhe një relevance direkte e diteve të sotme psikiatrike. Disa momente janë paraqitur se sa e aftë dhe e ndihmshme arsimimi përdore historinë e së kaluarës për të hetuar për çeshtjet përkatëse, ku çmenduria sillet në jetë si një fenomen kompleks social, pjesë dhe parcele e gjendjes njerëzore. Shumicën e kohës për hir të qartësise, çmenduria ekzaminohet përmes fakteve të saj apo fytyres së saj, në mënyre që të mbajë të lidhur njërën me tjetren. Revolucioni Frances, Pinel, dhe Tuke emfazojne aspekte politike, legale, mjekësore apo religjoze të çmendurise dhe sot ato të ashtuquajtura përpjekje objektive mjekësore në mbështetje e cila ka arritur te sëmundjet mendore vazhdon të duket vetëm në njëren anë të piktures. Çmenduria ështe aq sa humane e cila ka rrenjet e përbashkëta me poezine dhe tragjedinë e cila konkretizohet më shkrimet e shumë autorëve me influence botërore, apo në thellësinë psikologjike revoltuese të Nietzsche. Në mënyrë korrekte apo jo-korrekte instikti i vdekjes te Freud gjithashtu rrjedh nga elementet tragjikë të cilat janë udhërrëfyes në epoka të ndryshme ato i pikturojnë, këndojnë për të duke dhënë një peisazh vdekjes së trupit dhe vdekjes së mendjes. Asgjë më shumë nuk është iluminuese se sa ajo që shumë kërcënime ishin të përfshira në këto komplekse, duke folur për simptoma të ndryshme, proçedura po ashtu komplekse apo trajtime.
Për shembull: kërkohet të definohet një lidhje mes disa qëndrimeve përmes çmendurisë dhe shfaqjes, mes 1200 dhe 1400, të lebrozeve. Ne mesin e shek. XII Franca kishte më shumë se 2000 lebrozë. Kur kjo semundje u zhduk një lidhje u krijua dhe bashkë me të u bashkangjit një moral ku një lebroz mund ti bashkangjitet një tjetri. Sëmundjet mendore ishin të tërhequra nga ajo stigma e vetëvetes por edhe kjo ishte e pakompletuar, thjeshtë, mirëpo jo e menjëhershme. Rilindja zhvilloi një mënyre iluminuese akoma më të tmerrshme për t’u marrë me të çmendurit, ata imbarkoheshin në një anije dhe marinaret paralajmëroheshin për çmendurinë e tyre sepse çmenduria dhe deti siç e dine të gjithë kanë afinitet për njëri – tjetrin. Pra anija e të marrëve lundronte në det dhe në kanalet e Europes me ngarkesen e shpirtrave komike dhe patetike, disa nga ata gjënin kënaqesi dhe bile një shërim në atë izolim ndërkohe që të tjeret kishin efekt të kundërt apo vdisnin vetëm dhe larg familieve të tyre. Qytetet dhe fshatrat në të cilat anijet ankoroheshin nuk ishin dhe aq të mirësjellshëm sepse kur shikonin që anije të tilla të ngarkuara me lunatike dhe të marrë mund të shkaktojnë vetëm fatkeqësi. Shek. XVII – XVIII ishte shekulli ku ndodhën shume depresione dhe represione ekonomike dhe sociale duke u munduar ta zgjidhnin këtë me burgosjen e krimineleve dhe duke i detyruar me punë të detyrueshme.
Ne vepren “Madness and Civilization” është një narracion me nuanca, vlera relative dhe lëkundje delikate. Akoma është një monument impresionisht duke u munduar që të fshijë origjinen e mitit të sëmundjes mendore dhe të ristabilizoje çmendurine dhe të paarsyeshmen në vendin e duhur në kompleksin e vet ”“ njerëzor tepër njerëzor. Rrenjet dhe simptomat e çmendurisë kërkohet dhe sot në psikologji, mjekesi, sociologji mirëpo ato akoma janë prezente dhe të rëndësishme në art, religjion, etike dhe epistemiologji. Çmenduria është një manifestim i ”˜shpirtit’ një koncept variable, nga e cila, nga antikiteti deri në shek. XX është e mbuluar ajo që duhet të dihet, pas Freud-it, se si pjesa e pandërgjeshme e njeriut vetëm koha do të mund të na tregoje se si studentet e shpirtit, psyche, nuk të shikojne në të ardhmen pas rikrijimit të çmendurisë njerëzore.
Frika nga çmenduria dhe perfshirja në të si të vërtetë është një faktor social dhe qëndrim mjekësor ose masë e ankthit, simptomat dhe rezistenca në asimilimin e saj në subkoshience. Michel Foucault përpiqet të barazojë çmendurinë dhe aktivitetin e ëndrrës si të pastra mes tyre.
Që nga krijimi i Spitalit të Përgjithshëm në Gjermani dhe Angli, nga shtëpia e parë korrektuese deri në fund te shek.VIII, epoka e arsyes kufizohet, kufizohet me barbaritë e vështirë, bijtë e premtuar, blasfemistet, libertinistet. Përmes këtyre paraleleve këto komplekse të ndryshme, koha rrëshqet në profilin e eksperiences së paarsyeshmes, por në të gjithë këto qytete gjejmë një popullatë të tërë ‘çmendurish’ ku ata që klasifikoheshin si të tillë arrestoheshin dhe etiketoheshin si të çmendur, njerëz me demence mendore, mendje të paqëndrueshme dhe persona që janë të çmendur. Mes këtyre dhe ”˜tjerëve’ me asnjë shënim të diferencuar, duke gjykuar nga regjistrat e njëjta paraqitet, ku i grumbullojne ata, sjelljet e tyre për tu lënë mënjanë. Kjo i takon arkeologjise mjekësore për të definuar apo jo nëse një njeri është i semurë, kriminel apo i çmendur i cili ishte pranuar në spital për dëmtues morali apo sepse kishte keqtrajtuar gruan e tij dhe kishte tentuar të vetëvritet. Mirepo akoma nuk duhet të harrojmë se i çmenduri ka vendin e vet në botë, statusi i tyre nuk ishte i njëjte sikurse i të burgosurve. Kjo paraqitet si një mënyre speciale e cila e konsideron marrëzine si një prone i cila i adresohet atyre të cilët e thërrasin, pa ndonjë dallin semantik, marrëzi, alienuar (tej-tersuar), degjenuar, demenecë dhe ekstravagancë. E gjitha kjo rrethohet me skandalin në pjesën e tij më të përgjithshme. Aty janë aspekte të së keqës e cila ka një pushtet ngjites, një force te skandalit ku e cila cdo lloj publiciteti e multiplikon ate ne menyre infinite ne perpjekte per te mbrojtur natyren njerezore duke e kursyer nga shuplakat e çmendurise.
Nje vepër e përshtatshme është ajo e Allen Edgar Poe “Stonherse Asylum” ku i çmenduri mposhtet nga një tjeter i çmendur…(mendje-çmendje)
Eshte i ri vete ai, i cili beson ne intervalet e tij me nje kthjtesi marramendëse e cili kërkon favorin në fillim, pastaj kujdestaret e këtyre krijesave faëtkeqësisht kënaqen duke asistuar në spektakle marrezish. Në këto relevanca janë të predistinuara të zhvillohen në heshtjen e azileve të të marrëve dhe të bëhen skandale publike për një arsye iluminuese. E paarsyeshmja ishte fshehur në heshtjen e shtepive të të marrëve “Por marrëzia vazhdon të jete prezente në çdo hap të botës” ne fillimet e shek. XIX Coulmier drejtues i Charenton (mad-house) organizonte përformacat e famshme ku të marret nganjëhere luanin rolet, aktronin dhe ndonjëhere në prezencen e spektatorve “I marri i cili performonte këto pjese teatrale ishte objekt i vëmendjes dhe kurioziteti të frikshem, papërgjegjshmeria dhe një public vicioz. Qëndrrimi me bizarre i këtyre të pafateve dhe gjendja e tyre provokonte të qeshura dhe sharje të mjerueshme nga spektatoret” çmenduria bëhet një spektakel i paster në një botë në të cilen De Sade e shtrinë domenin e tij si ndryshueshmeria e nje koshiencë të arsyeshme për vetevete.
Deri ne fillim te shek. XIX si të marrë klasifikoheshin si perbindesha ”“ si dicka që duhej shikuar, burgosja ka fshehur larg mungesën e arsyes dhe e ka tradhetuar atë por në mënyrë eksplicite tregon vemendje tek marrëzia duke i drejtuar gishtin. Nese në rastin e mungesës së arsyes, premise kryesore është të shmanget skandali, në rastin e marrëzisë është se si të organizohet një e tillë. Në Renesance ”“ marrëzia u prezantua në çdo vend dhe me çdo eksperience duke shfaqur imazhet dhe rrezikun që mund të shkaktoje ajo, gjatë periudhës klasike marrëzia apo çmenduria u shfaq në publik por nga një aspekt me diskret, ajo ishte shndërruar në dicka që mund të shikohej, jo me një përbindesh brenda vetëvetes, por një kafshë me mekanizma intrigues ”“ një bishë, nga e cila njeriu nuk ishte më i shtypur.
Mund të suportohej një njeri pa këmbe e duar apo i gjymtuar fizikisht mirëpo një njeri pa mendjen nuk mund të suportohej. Marrëzia huazon masken e saj nga bisha. Një fakt negativ ishte, se i marri nuk trajtohet si një qenie njerëzore, kishte shume permbajtje pozitive : ”kjo indiference jonjerëzore aktualisht ka një vlerë posesuese, rrënjet e frikës së vjetër të cilat ishin qëkurse në antikitet dhe në mënyre të veçante në Mesjete, kanë dhënë në botën shtazore të margjinalizuarit e vet …” nderkohe që kafsha ka frike, përceptimi i marrezisë nuk ka me të njëjtin kuptim si dy ”“tre shekuj më parë, kafsha metamorfoze nuk është më e dukshme nën shenjën e fuqive inferiore apo ndonjë rezultat i alkimise të mungeses së arsyes, marrëzia e tij në gjendjen natyrore. Kafshërorja në marrëzi disponon atë që njeriu në mënyre specifike është te ai; jo në rend që atë fuqi ta dorezojë tek tjeret por thjeshte ta degradoje atë në nivelin zero të natyrës së tij.
Per klasicizmin, marrezia ishte nje forme perfundimtare e cila tregon lidhjen e tij me kafsheroren pa ndonje reference apo burim. Ne periudhen klasike ”“ manifestohet fakti se i marri nuk ishte një njeri i sëmure, kafshërorja mbrohet nga çdo gjë që mund të jete delikat. Solidariteti i marrezisë në kafshëroren dhe densiteti në të huazon nga bota e verbër e bishës atë që i marri përcepton urine, të ftohtin, dhimbje, marrëzia gjithnjë e më shumë nuk ishte e lidhur me mjekesine apo me shtepitë korrektuese, duke zgjidhur kafshëroren ato mund të përkujdesen vetem nën disipline dhe brutalitet. Një lloj pedagogjie e të marrit. Nga kjo zhvillohet një dialektike kurioze ku e tërë lëvizja shpjegon tërë praktiken jonjerëzore të burgimit, kafsherorja e lire e marrëzise mund te shtypet vetem nga disiplina e cila si premisë kishte për të mos rritur bishën brenda njeriut, por për të rivendosur njeriun në gjendjen normale.
Marrezia dislokon një sekret të kafshërores e cila indikohet, shfaqet. “ Për të respektuar marrezinë nuk është që ta interpretosh atë si një aksident i sëmundjes në mënyre të pavullnetshme dhe të paevitueshme por ta njohësh në limitet e ulëta tek e vërteta njerezore, një limit jo aksidental po esencial. Siç eshte vdekja limit i jetes njerezore, marrëzia eshte limiti i kafsherores “të gjitha këto paraqitje, këto praktika të çuditshme rreth marrezise sillen si re të cilat glorifikojne dhe në të njëjten kohe disiplinojne, reduktojne kafshëroren duke u munduar të ligjerojne Shpetimin e vënë marrezinë në një pozite të veshtire te mungesa e arsyes si nje e tere. Tashme kemi nje gjendje te perceptimit te marrezise te rene ne determinizem ku te gjitha format e lirise jane gradualisht te shtypura, marrëzia nuk na tregon asgjë më shumë se sa një natyrë konstante të determinizmit, me sekuencat e shkaktareve dhe levizjes diskursive në format e veta, për njeriun klasik marrëzia nuk ishte një gjendje njerezore, rrënjet e mungeses së arsyes te njerëzorja, ishte thjeshtë një forme empirike e mungeses së arsyes,
Parimet kryesore mund te gënjejne, religjioni mund të luaje një rol te dyfishte në natyre dhe në rregulla qëkur ka marrë persiper gjendjen dhe thellesine e natyres, në edukim, në ushtrimet e përditshme dhe në principet konstante të bashkë-ushtrimit. Njekohesisht është dhe spontane dhe shtrenguese, kontrollon forcat ne te cila arsyeja eklipson, kunder balancim për masen e dhunes të marrezise, ” ku këta kane qënë të shtrenguar në mbulesen e jetes …bëhen më të vegjel se sa parimet e natyres tone, dhe fuqia e tyre shtrënguese ngjitur ndihet, edhe pse nën eksitimin delirit të marrezisë. Për të inkurajuar influencen e principeve religjoze siper mendjes të të marrit është konsideruar si një konsenkuence e madhe, pra si një kure. ” ne dialektiken e marrezise ku arsyeja fshihet duke kastruar veteveten, religjoni vazhdon të konstituoje forma konkrete të asaj që nuk mund të çmendesh; të mbash atë që është e pamposhtur kunder arsyes.
Principi i frikes e cila edhe pse ndodh eshte konsideruar si nje menaxhim i pacienteve, frika shfaqet si nje prezence thelbesore ne nje çmendi, duke u shfaqur në terrorin e burgosjes, por këto terrore të rrethuara nga marrezia nga jashte gëzojne një fuqi të dyfishte, frika e institucionalizuar kalon mes arsyes dhe marrezise si një meditim pothuajse një evokim i natyres së njejte që të cilen ata e ndajne, dhe e cila ajo i lidh sebashku. Terrori kur fitohet është shenja më e dukshme e tejtjetersimit te marrezise, marrezia nuk duhet te shaktoje frike, duhet të frikesohemi nga ajo qe nuk dime burimin e saj. Nuk eshte faji që të jesh një i marre, si një i çmendur në një brendesi të një semundje ai nuk është me fajtor, ndjesia është një përgjegjesi morale e çdo shqetesimi që mund t’i shkaktoje shoqerisë dhe limitohet në ndëshkimet që merr. Shenjimi i fajit nuk është me një menyre apo rruge e lidhshmerise e cila mban të marrin dhe të shëndoshin në pergjithesite e tyre, ajo behet një forme e bashkë-eksistence konkrete të çdo i marri dhe kujdestari i tij, format e paralajmerimit janë se i marri duhet të zoterojë marrezinë e vet. Çmendia nuk ndëshkon fajin e të marrit mirëpo si institucion bën më shumë, e organizon atë faj, e organizon atë për të marrin si një ndërgjegjie për vetëvete dhe si një lidhje jo-reciproke mes tij dhe kujdestarit, si një shpikje terapeutike për ekzistencen e të marrit.
“Në Çmendi, puna është e mbivlersuar nga çdo vlerë produktive. Eshtë e vendosur mbi vlera dhe rregulla morale, nje limitim i lirise, nje nënshtrim i rendit, në përmbushje e përgjegjesive me një target të sakte për tejtjetersimin e mendjes së humbur në limitete lirise vetem si aparence” e gjithe ekzistenca e marrezise ne bote starton duke u pergatitur per te, duke gjetur menyren per ta thirrur ate si nje kompleks fqinjesor. Nga miti i mos-tejtjetersimit ne nje pasteriti patriarkale ndikon që një çmendine mund të konstruktohet nën modelin e families, dhe për një periudhe kohe ku akoma nuk ishte e lejuar predikimi, diskursi i mungeses së arsyes mund të dissocializohet duke e lidhur me gjysmë-realen, një imagjinate gjysmake e dialektikes së families. “ Pra në atë dhunen e tyre, ajo ishte njëherazi detyruese që të interpretohet si profane apo blasfemuese, do të duhej domosdoshmerisht të shikohet si një atak i domosdoshem kundër Babait. Kjo në botën moderne, e cila ishte nje mrekulli në vete, e pandreqshme si përballja e arsyes dhe mungeses së arsyes bëhen qëndrimi sekret i instiktit kundër soliditetit te families si institucion kundër simboleve arkaike” aty janë njerëzit që burgosen në ate etiken e çuditshme nën mbikqyrjen dhe kujdesin e kujdestareve skrupoloz. “ aty nuk ka asgje tjetër përveç se marrëzise së njeriut e cila nuk është asgjë tjeter thjeshte natyra e rivendosur” marrëzia nuk është më pjese e luhatjes për të marrë vendim e cila ishte e aftë të ngurtesonte të verteten origjinale por ishte vendimi pas së ciles qëndron mbi historine.