Home KRYESORE Avokatët e sotëm të lënë edhe me barrë!

Avokatët e sotëm të lënë edhe me barrë!

Nga Luan Kurti

Po Zoti çfarë kunje ka me ne që na përmbyt? Boll kusure na ka dhënë, t’i shkundi poturet tjetërkund! Ta vëri dorën në zemër se po na pushon zemra! Arriti puna deri aty sa të na bëjnë thirrje të mos dalim nga shtëpia! Po t’i ngrefet motit na la 365 ditë në kyç, në një Big Brother Albania, të paparë!

Donald LU-ja deklaroi se Amerikën nuk ka për ta zënë gjumi po nuk futëm ca të korruptuar në burg. Po ç’ke mër bab’ që e prish gjakun? Vetë e the se duhen tre vjet për ta “kry” punën. Hekuri rrihet sa është i nxehtë, miku im. Pas tre vjetësh qenin e ngordhur do gjeni. Berisha, bie fjala, do dalë në pension, Luli do ketë kohë t’i fusi edhe ndonjë tender tek Rruga e Kombit dhe të rinjtë, çirakët e sotëm do jenë bërë ustallarë.

Një avokate në Durrës në rolin e shkesit, paska martuar dy klientë pa pëlqimin e tyre për punë pronash. Gruaja 63 vjeçare ka frikë ta denoncojë se mund të akuzohet edhe për shkelje kurore. Zot na ruaj po sikur t’i shkrepet avokates të thotë se ka qenë edhe me barrë dhe e ka abortuar?

Mos u çudisni, këta avokatët e sotëm të lënë edhe me barrë, po të duan!

Share: