E dhimbshme dhe tragjike, por e vertete qe në plazhet e Britanisë së Madhe janë gjetur 4 balena të ngordhura. Balenat gjigande u gjetën në Gjirin e Lincolndshire, ndërsa njëra prej tyre bëri gabimin fatal për të notuar në ujërat e cekëta të Hunstanton në Norfolk, shkruan Mail Online. Baza e Skegness e Institucionit Kombëtar Mbretëror të Varkave të Shpëtimit RNLI, e postoi në wëitter foton e balenës së lidhur me një litar 6.30am në bregun e detit.