Home KRYESORE Biznesmeni mysliman jep 100 mijë dollarë për Katedralen në Prishtinë

Biznesmeni mysliman jep 100 mijë dollarë për Katedralen në Prishtinë

Në Nju Jork është mbajtur një mbrëmje Gala për grumbullimin e fondeve për Katedralen “Nëna Terez딝 në Prishtinë. Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, ky manifestim do mbahet mend gjatë nga shqiptarët e Amerikës, mbasi ajo u zhvillua si gjest dashurie për tërë komunitetin katolikë shqiptarë, kudo që ai jeton në Kosovë, Shqipëri, dhe viset tjera shqiptare. Darka u iniciua dhe u drejtua nga kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph J.DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli, si anëtarë të Komisionit për ngritje të fondeve për ndërtimin e Katedrales Nëna Tereze në Prishtinë. Në këtë mbrëmje u mblodhën  1.3 milioni dollarë nga shqiptarët e Amerikës, por mrekullia ndodhi kur biznesmen shqiptar i fesë myslimane, Jim Xhema, dhuroi zarfin me 100,000 dollarë. Çka është edhe shembulli më klasiku, shembulli më i bukur i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, që ekziston tek ne shqiptarët./Shqiptari.Eu

Share: