Home KRYESORE Brishte

Brishte

Nga Alban Bala

Brishte
Si reja kur shkon bri malit
E lulet i zgjon lehte nga gjumi,
Hija jote perkundet mbi mua
Pikel vese mbi nje fije bari,
Mjegull me aromen e grurit,
Fryme okrash te nxehta toke
Nen diellin e harruar te prekjes.
Zogjte jane iridat e gjelbra te qiellit
Kur iken, ti i merr zogjte me vete.
Zeri eshte enderr qe shihet zgjuar,
Femije qe mes buzesh mban ajrin e puthjes
Sperkatur me qumesht gjiri.
Je ti
Droja e se magjishmes, harrese e bute
Ngjyre guximi, ke mbetur aty
Ku maji vesh qershite me te kuqe,
Ku drita ngjyhet mbi det me te kalter,
Ti ndan mengjeset dhe muzgjet
Ne ore te plota
Malli puth vegimet me fjale.

Share: