Home KRYESORE Burrat me gra “zot-shtëpie”

Burrat me gra “zot-shtëpie”

Nga Patrik Sadikaj

Nuk është një lojë fjalësh. Është një realitet i dyshimtë që na serviret si recetë suksesi në politikë dhë në pasuri. Burrat më të mëdhenj të këtij vendi (ata që I kemi zgjedhur vetë) herë pas here na kanë thënë se shumë prej të mirave politike e financiare I kanë prej grave. S’ka rëndësi se nga e kanë burimit pensioni, leja e lindjes apo idetë e zgjuara për biznes), rëndësio ka që ato kanë qënë shpëtimi për këta burra që në momentet e tyre të vështira I vënë gratë si zotë shtëpie dhe vetë marrin rolin e zonjës nikoqire që administron mirë ato të mira që ua ka sjellë zoti me dorën e grave zot shtëpie. Kjo nuk vlen vetëm për politikën apo për fatin e tyre të madh edhe në dashuri edhe në pasuri. Besoj se Çajupi këtë kohë ka pasur në mend kur shkroi të famshmen frazë: Burrat nën hije rrinë e Kuvendojnë, pika që su bie se nga gratë rrojnë…

Share: