Home I pakategorizuar Dalina Buzi sulmon Alketa Vejsiun

Dalina Buzi sulmon Alketa Vejsiun

Nga Dalina Buzi

Ok! Kam qene shuuuume e permbajtur me shume gjera sepse ne fund i kam marre si komplimenta ndaj punes sime, por nuk toleroj dot deformimin e fakteve ne interes te nje biznesi mbi tjetrin, nje strategji idiote, anadollake, aspak me e aplikueshme me dhe faktikisht e pasuksesshme.

Revista Monitor te cilin e vleresoj per profesionalizmin e larte qe ka ne analiza dhe identifikimin e burimeve ka bere nje renditje te faqeve me te lexuara ne Shqiperi ku ne vend te trete renditet Anabel.al.

Revista Class e ka marre komplet shkrimin copy-paste dhe ka ndryshuar renditjen duke vendosur me perpara emrin e saj (qe renditet me poshte syri. Net dhe Opinion.al) dhe pastaj ate te Anabel.

Meqenese kam ca vite me shume gazetarie se znj Vejsiu i kujtoj se kur merr dicka copy paste ose nise dhe bitise sic eshte dhe cito burimin ose mos e deformo ne favorin tend dhe ne kete gare budallaqe qe krijon ndaj Anabel.al te cilen ti e ke marre si shembull (perderisa kerkove nga partneret e mi te ndertoje nje portal njesoj si ky).

Nuk e ha njeri kur thua “spektakli i vetem i kercimit ne Shqiperi” per Dance with me, ashtu sic nuk e ha njeri kur perpiqesh me Zooor te madh t’i japesh rendesine qe nuk i takon nje produkti tend, ne vend që te rrish tek cepi yt e te mundohesh ti japesh me te miren pa u marre me te tjere. E sidomos me mua. Kaq kisha! Respekt per korrektesen e Monitor (por eshte anabel.al;)

Share: