Home KRYESORE DEKOVILI I LUGINES SE SHUSHICES

DEKOVILI I LUGINES SE SHUSHICES

Nga Gëzim Llojdia

Ka ekzistuar rreth 97 vite më parë. Gjurmët e trasesë i ndoqëm ndonëse gjetëm vetëm pjesë të saj, Pikat, që ishin shënuar në hartën ishin konturuar për mbi 90 vjet, më parë ato I gjetëm me kaq vështirësi sa që zor besohet se ka ekzistuar. Ku shkonin këta trena , cilët ishin destinacionet e e tyre? Në muzgun e trishtë të kohës edhe në luginën e Shushicës u dëgjua sirena e një dekovili që ecte maksimalisht me galopin e një kali dori. Vetëm sirena e atij mjeti prej hekuri do të tundte anët e Shushicës.
Historia

Linja Selenicë-Vlore dhe Vlorë-Kotë . Këto linja u ndërtua për nevojat e ushtrisë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore

Në Kotë atherë thirrej :”fusha e Ahmete” kishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha në Shqipërinë e asaj kohe. Po ashtu, bitumi i nxjerrë në minierën e Selenicës, eksportohej në Itali përmes portit të Vlorës ku transportohej me vagonët e dekovilit

Studiuesit thone se fashistët italiane, gjatë periudhës që mbajtën nën pushtimin e tyre pjesën më të madhe të Shqipërisë së Jugut (prej 1914 derisa, u dëbuan nga populli ynë më 1920) ndërtuan për qëllime ushtarake një varg vijash komunikacioni në vendin tonë. Përveç rrugëve, italianët ndërtuan edhe një rrjet dekovili 120 km të gjatë. Ky dekovil fillonte nga Vlora, dhe kishte dy vija te ndryshme. Një vijë shkonte në Vlorë – Qafë e Koçiut (Babicë) dhe zbriste në Shushicë, të cilën e kapërcente me urën e Penkovës. Këtu dekovili ndahej: një degë kalonte pas përroit të Vllahinës gjer afër Gërnecit.Edhe dekovilat e ndërtuar prej italianëve patën në përgjithësi fatin e atyre të austriakëve. Vetëm dekovili Selenicë – Skelë e Vlorës bëri një përjashtim. Me 1926 qeveria shqiptare ia dha koncesion shoqërisë së Selenicës riparimin dhe shfrytëzimin e këtij dekovili. Afati i këtij koncesioni mbaronte më 31 Dhjetor 1960, atëherë kur mbaronte edhe afati i koncesionit të minierës. Përveç rrugëve dhe dekovilit, italianet ndërtuan edhe 15 teleferikë të vegjël, të cilët plotësonin nevojat e komunikacionit. Punëtorët për ndërtimin e këtyre rrugëve ishin, përveç ushtarëve italiane, më shumë vendas nga fshatrat afër si dhe disa qindra robër lufte.

Ura e trenit

Me një fjalë për dekovilin që bënte udhën Kotë-Vlorë. Këto linja u ndërtuan për nevojat e ushtrisë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, në Kotë kishte dislokuar një nga grupimet më të mëdha në Shqipërinë e asaj kohe .Gjurmët e kësaj rrugë që fillojnë te ura e Peshkëpisë shfaqen vetëm në disa trakte traseje dhe një urë betoni e njohur si ura e trenit që gjendej në vendi e quajtur skrap dhe Shkallë Mavrovë. Traseja zgjatej duke depërtuar nëpër luginë të Shushicës,për të mbritur në anë të fushës së Ahmete në kuotën 115m maja e gjatë, që italianët duke folur në radio përsërisnin shpesh fjalën kuota, kuota deri sa u shqiptarizua në Kota. Udhët e hekurta të kësaj të dekovilit Vlorë-Kotë nuk ka ekzistuar e shkruar nëpër dokumente. Vendasit na shpreheshin për këto gjurmë, që në atë sistem se këtej kalonte dikur treni pra dekovili. Tek ura e Sklapit gjetëm këmbët e mëdha të urës prej betoni. Ajo urë lidhte dy brigje te përroit dhe të vërshimeve të tjera ujore që zbrisnin nga kodrinat e Petës. Nuk duken më gjurmë për 4 km deri në vendin që quhet Sirokëmbë.

Traseja prej betoni i ka rezistuar 97 vjetëve jetë. Përfund kësaj traseje rreth 1.5 km gjendet ura e shkallës së Mavrovës ose e njohur si ura e trenit. Ura kishte 5 këmba. Dy prej të cilave në gjatësi në gjatësi rreth 6m dhe gjerësi 3m e trashësi 80 cm e derdhur në beton .3 këmbët e saj janë më të shkurtra deri në 4 m gjatësi edhe këto të derdhura në beton.

Burimet që flasin se ajo u ndërtua nga italianët që kishin garnizonin më të madh në fushë të Ahmete sot ish ndërmarrja bujqësore Kotë. Të dhëna t flasin se ushtria ndërtoi një rrjet të madh dekovili që zbrisnin nga qyteti deri nëpër fshatarët e zonës Topallti e deri në luginë të Shushicës.

Kjo gjurmë sot njihet vetëm nga ndonjë historianë. Kjo rrugë që është shuar shpejt tregon për një udhë hekuri që nëse do të funksiononte sot turizmi në këtë luginë do të ishte ndër më të preferuarit. Ato u ndërtuan rreth 100 vjet më parë dhe tregojnë për punime të kryera me cilësi ku betoni uniformë dhe i padhembshëm është ende funksional. Mirëpo rruga e trenit dekovil që lëvizte nga qyteti drejt zonës Kotë-Vlorë është shpërbërë nga mesi i viteve 50-60 të dhënat flasin se deri në vitet ’90 funksiononte ende rruga e dekovilit nga Vlora drejt e në qytetin e serës ,Selenicë.

Përdorimi i këtyre rrugëve u krye për qëllime ushtarake, mirëpo udha e hekurt Vlorë -Selenicë me dekovil punoi për 70 vjet duke transportuar serë nga miniera e Selenicës .Aktualisht këto udhë të hekurta që bënin pjesë edhe në hekurudhën e parë shqiptare nuk ekzistojnë.

Share: