Home KRYESORE Dhimitër Muslia zgjidhet në krye të PKDSH, zëvëndëson Mark Frrokun

Dhimitër Muslia zgjidhet në krye të PKDSH, zëvëndëson Mark Frrokun

Partia Kristian Demokrate ka zgjedhur kryetarin e ri, Avokatin Dhimitër Muslia. Vendimi u mor nga këshilli kombëtar i kësaj partie si detyrim pas dorëheqjes së ish kryetarit Mark Frroku. Muslia do të drejtojë këtë parti deri në zhvillimin e kongresit të radhës. Në njoftimin për mediat të kësaj partie thuhet se pasi këshilli miratoi me unanimitet dorëheqjen e ish- deputetit dhe kryetarit të mëparshëm Z. Mark FRROKU, në bazë të statutit të partisë u vendos që këtë detyre Dhmiter Muslia ta mbajë deri në zhvillimin e kongresit të radhës. Po ashtu ky këshill vendosi që deputetja më e re e parlamentit, e cila zëvendësoi Mark Frrokun pas dorëhqjes, Mirela Ferracaku do të mbajë postin e sekretares së përgjithshme të kësaj force politike. Ndërkaq në këshill u analiza puna e viti 2015 ndërsa diskutimi u fokusua në zhvillimet politike në vend si dhe në zgjedhjet e reja në parti.

Share: