Home KRYESORE Dy fjale per Kadarenë me këndvështrime personale.

Dy fjale per Kadarenë me këndvështrime personale.

Nga Edgar Frasheri

Personalisht Kadarene (Ismail) si shkrimtar do ta shoh si dy gjysma te nje te tere, plotesisht ne harmoni me njera tjetren, qe i perkasin dy koheve te veprimtarise se tij; ate para viteve 1990 dhe tjetra mbas shembjes se rendit komunist ne shkalle boterore. Eshte interesant se kam perceptimin sot qe ai eshte nje nga figurat jo shume te perfolura ne kete periudhe tranzicioni ku goja u shqye vesh me vesh, dhe kjo sipas meje sepse ai ka bere kujdes te vishet me nje rrjete te padukeshme mbrojtese te thurur ne vite e sot duket sikur ka marre atributet e nje simboli kombetar, pothuajse te baravlefshem me flamurin tone. Ne fakt, per te thene te verteten, Kadareja eshte njeri nga shkrimtaret e talentuar shqiptare te kohes moderne, dhe besoj se populli shqiptar jo vetem qe nuk ja ka ngrene hakun, sikunder ka fshire nga kujtesa ndonje tjeter po aq te madhe e te talentuar sa ai apo dhe me shume, por duket sikur e ka kthyer ne “fanar ndricues” ne mbrojtje te identitetit kombetar. Persa i perket karakterit te tij ne aspektin human, nuk mund te marr persiper te bej ndonje vleresim, pavaresisht se ai tani eshte bere “public domain” e rreth tij mund te mbledhesh nje mori grimca historish personale shpesh edhe kontradiktore.

E pra Kadarene (Ismail) kam filluar ta lexoj ne vitet e rinise, pra rreth viteve 1960-70 dhe mund te them se isha nje nder fansat e tij, vetem se me pelqente stili i te shkruarit. E mendoja atehere si te ishte Ernest Heminguej i Shqiperise, shkrimtar te cilin e kisha lexuar ne shqip nga librat e botuara atehere, dhe ndonje anglisht nga ndonje mik nen dore. Stili konciz e shume i ngjeshur me figura qe ai shpesh i krijon me fjale te reja, binte nje fryme te re ne mendjet tona qe ishin stermbushur me klasiket e Rusise ( Bashkimit Sovjetik), Frances apo te ndonje shkrimtari amerikan qe shante kapitalizmin, te cilat nuk perbenin rrezik per pushtetin e klases puntore. Pervec aspektit letrar stilistik qe ai tregonte talentin e vet, per sa i takon tematikes e thurjes se vjershave-tregimeve-novelave e romaneve te tij, ato kane qene plotesisht ne unison me direktivat e Partise se ciles ai i takonte, dhe jo vetem qe asnjehere nuk e ka kercenuar rendin, por duke qene edhe nje nga figurat e larta me poste politike te partise socialiste, e ka mbeshteur dhe shpesh e ka ngritur ne qiell ate sistem.

Kadareja sa kohe qe Enver Hoxha ishte gjalle , ka qene “protèg蔝 personal i tij. Se pari sepse ishte gjirokastrit, dhe pushteti komunist qe ishte i perkiste kryesisht dominimit krahinor te jugut ndaj veriut per Shqiperine. Se dyti sepse Enver Hoxha me besueshmeri te plote ndaj Kadarese, i kishte ngarkuar atij misionin e “ambasadorit letrar” per te prezantuar Shqiperine e izoluar ne boten perendimore, ne nje drite jo aq negative sa c’ekzistonte per vendin tone ne ate kohe ne Perendim. Kadareja kete mision e kreu me se miri, dhe qe te behej me i besueshem per ato qe tregonte ne Paris per Shqiperine komuniste, filloi nga pak te linte te nenkuptohej se kishte edhe nje disidence te fshehur ndaj sistemit, packa se kur kthehej ne atdhe, mbeshtilloj nga dashuria e shokut Enver, qe ai e takonte personalisht, i cili nuk kursente ta trajtonte si birin e vet (“Na nderove vendin, bir”!- kujtime nga djemte e “Bllokut”).

Keshtu qe librat e Kadarese botoheshin lirisht ne France e gjetke fale trajtimit te privilegjuar nga regjimi, por qe ne boten Perendimore ai filloi te vishej me nje “aureole” jo per merita letrare sesa per faktin se u quajt si nje “sfidues disident”i regjimit duke thyer gjoja”kanunet” e hekurta te realizmit socialist ne letersi. Mbas vdekjes se Enver Hoxhes, Kadareja nuhati se i iku mburoja, por tashma ai kishte hedhur baza te fuqishme ne France, dhe se regjimi perseri do ta perdorte si “tabloid” te nje mrekullie kur na jepej cmimi nderkombetar per ushqimin, pavaresisht se ketu brenda ne jetonim zine e urise dhe ekonomia ishte ne kolaps. Ne ate kohe besoj se Kadareja nuk ka mbajtur ndonjehere rradhe per qumesht apo mish e veze. Kadaraje qetesisht frymezohej me legjenda e historira te se shkuares se lavdishme te popullit shqiptar dhe bota matane kufirit na shihte nepermjet syzeve te tij. Kur shkova ne USA ne vitin 1992, te paren gje qe bera, kerkova ne librarite e Kaliforinise apo te Amerikes, libra te Kadarese. Cuditerisht e per inatin tim, nuk e njihnin.

Sot Shqiperia dhe shqiptaret realisht nuk ja kane pare e nuk ja shohin hajrin Kadarese. Ata ndjehen krenare per arritjet e tij po ashtu sic krenohen me Nene Terezen, apo edhe me Ismail-Ballistin, si simbole qe jane ngritur jashte Shqiperise. Pra ne krenohemi me Kadarene po aq sa mund te krenohen shqiptaret e varfer, qe jane shume ne numur dhe qe shtohen ne vite,te cilet nuk e kane ne mendje Kadarene me titujt e tij nga jashte atdheu perballe halleve e varferise kercenuese. Pjesa tjeter e te pasurve qe nuk perben shumice, edhe ata nuk nuk duhet te kene lexuar asnje veper te tij dhe e blejne me “metra” libra per te zbukuruar bibliotekat e vilave si dekor. Shqiperia nuk ka klase te mesme qe te thithe standartet e vlerat e njerzve te shquar shqiptare per ti kthyer pastaj ne norma te nje shoqerie te stabilizuar.

edgar frasheri1Kadareja ne kete periudhe fermenti politiko – social gjithmone i eshte shmangur angazhimit politik brenda Shqiperise sepse ka qene aq i zgjuar sa te mos sakrifikonte kuroren e lavdise qe ka vene si shkrimtar.Politika shqiptare te ben pis.Kete ai e ka ditur me mire se kushdo tjeter, fale trashegimise qe ai mbartte si dikur zedhenes elitar i sistemit diktatorial. Ne te kundert, sikur ai te kishte pranuar angazhim konkret, mund te kishte te ngjare qe tja mbathte per se dyti nga Shqiperia si dikur drejt vendstrehimit francez, ose do te tjetersohej ne menyre te pakthyeshme sa te mos njihte as veten e vet.

Prandaj Kadareja, here pas here jep ca keshilla nga “Olimpi“ ne adrese te shqiptareve per te cilet atij i digjet zemra, se si duhet ti bejne punet e tyre me mire, por gjithmone duke ruajtur distancen e sigurise nga bemat tona brenda vendit, per te mos ngrene asnje njolle apo cifel. Me vjen keq se Kadareja jone po shkrihet per gati dy dekada si qiriu duke pritur ti japin cmimin “Nobel”, qe une personalisht sic e gjykoj, ata qe e japin ja kane lexuar brendine dhe nuk besoj se kane per ta nominuar. Kete ma thone ana racjonale e imja. Qenja shqiptare emocionale e vetes time me thote qe sikur tja jepnin, edhe ne per pak, do te ndjeheshim mire. Pra i uroj Karadarese te vazhdoje te bredhe neper bote e mbledhe tituj per te cilet ai me shume se kurre ka nevoje tani dhe keshtu qe ate te Komandantit qe i ka dhene Franca se fundmi ta gezoje ne Paris ku edhe ka shtepine, mes miqve te tij franceze.

Share: